Testi kaloi me sukses, mesazhi qytetar po ashtu!

Shqipëria është përfshirë nga një valë e madhe protestash, të cilat kanë filluar me mbrojtjen për Teatrin Kombëtar, protesta e banorëve të “Astirit”, protesta e studentëve që zgjoi shpresën te shqiptarët dhe së fundi protesta e opozitës së bashkuar e cila tashmë është bërë një me popullin. Të gjitha këto protesta dhe pjesëmarrja më masive që është parë ndonjëherë në Shqipëri në protestën e 16 shkurtit ka krijuar bindjen e thellë se populli tashmë është i lodhur nga qeveria dhe nga kryeministri Rama!
Aq shumë ka shkuar thika në palcë sa katër ditë më pas rezultoi sërish pjesëmarrje masive e qytetarëve para godinës së parlamentit.
Rama e mori mesazhin në dy protestat e para, ndërkombëtarët po, mediat botërore i pasqyruan ato e treguan se gjendja në Shqipëri është shumë keq, aq sa qytetarët kërkojnë largimin e narkoqeverisë si të vetmen zgjidhje! Këto protesta i lexoi edhe vetë kryeministri i cili nuk do ta pranojë se populli është i lodhur dhe i kërkon të ikë!
Duke vuajtur këtë gjendje paniku nga refuzimi qytetar, Rama vendosi të testonte vendosmerinë e qytetarëve dhe opozitës së bashkuar duke lajmëruar ditën e punimeve të parlamentit 5 orë para zhvillimit të seancës në një vendim ilegjitim siç është edhe vetë qeveria e kapur në flagrancë në vjedhje votash!
Kryeministri i mësuar me protestat dhe organizimin e mitingjeve mendoi se numri i pjesëmarrësve do binte nga lodhja prandaj ai sot (dje) vendosi të testojë qytetarët sa të gatshëm do ishin ata të shkonin në një protestë spontane, për vetëm 3-4 orë. Rama vendosi të testojë edhe opozitën sa e angazhur dhe serioze është ajo në aksionin e saj.
Qytetarët dhe opozita reaguan shpejt dhe për një kohë shumë të shkurtër, përpara parlamentit, u mblodhën me mijëra qytetarë të revoltuar dhe të vendosur për të kërkuar largimin e Ramës nga pushteti!
Prandaj sot, me bindjen më të madhe mund të themi se testi, që Rama i bëri qytetarëve kaloi me sukses, mesazhi i tyre po ashtu!
Nga ky moment Rama duhet të kuptojë vetëm një gjë, të largohet sa më shpejt, ndryshe do humb shumë më tepër se postin e kryeministrit!

Erges Eskiu, pedagog në UMT!

%d bloggers like this: