Spanjë, zgjedhje të parakohshme me 28 prill

Pas takimit të jashtëzakonshëm të kabinetit qeveritar në Madrid kryeministri spanjoll Pedro Sanchez njoftoi në një konferencë për shtyp zgjedhjet e parakohshme të cilat do të mbahen me 28 prill. “Spanja duhet të vazhdojë të përparojë me tolerance dhe repeskt  të përbashkët. Unë  propozoj shpërndarjen e parlamentit  dhe zhvillimin e zgjedhjeve  të parakohshme me 28 prill” deklaroi Sanchez. Ky vendim vjen pasi parlamenti spanjoll hodhi poshtë projekt buxhetin e vitit 2019. Ekonomia e katërt më e madhe e eurozonës, Spanja u përball në 2013-ën me një rënie të  thellë që pasoi me papunësi në mbarë vendin. Por ajo është rrënuar që nga rritja e paqëndrueshmërisë politike, e nxitur nga ndarje të thella mbi çështjen e pavarësisë së Katalonjës dhe nga shfaqja e disa partive të reja. Sanchez e mori detyrën në qershor pasi qeveria e mëparshme konservatore e kryeministrit Mariano Rajoy, u rrëzua në një votim mosbesimi. Por me gjithë fitoren e disa muajve më parë  partia socialiste ka më pak se një të katërtën e vendeve në parlament dhe për të fituar  i duhet mbështetja e partivë më të vogla rajonale përfshirë edhe katalanasit. Sondazhet e opinionit publik javët e fundit tregojnë se asnjë parti nuk mund t’i fitojë e vetme zgjedhjet e përgjithshme. Socialistët  vërtetë janë përpara, por kanë humbur terren, ndërsa konservatorët nëse krijojnë aleancë mund të formojnë së bashku një shumicë.

%d bloggers like this: