Shullazi ka bërë më pak se Prela… por i kërkon Rama falje

Nga BASIR ÇOLLAKU

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u tregua i pavarur nga ligji. Kaloi Prokuroren Donika Prela. Kësaj i thonë t’i kërkosh falje Shullazit…

Sepse Shullazi, Dajti, Avdylët, Balili, Ndokët, Met Kanani, L. Berisha, veç e veç kanë bërë më pak dëm se Prela dhe lloji i saj në Prokurori. Ka sē paku tre dosje ku dy janë pushuar dhe hetimi flet për zhdukje fashikujsh… Tahirin e sistemoi dhe paqtoi. Dakon e qetësoi dhe rehatoi në terrin e zullumeve në vend të arrestit të kthyer pas. Tani bëjeni dhe shefe të SPAK ose zëvendësojeni me Arta Markun dhe është njëlloj si zyrë gjendje civile pastaj Prokuroria. Se ka miliona të pajustifikuar janë favore të paligjshne nga njerëz që merren me punë të paligjshme, pse jo dhe trafiqe. E nëse ke bërë pakt me djallin, përse duhet të marrësh rrogën e shenjtorit, siç bën Prela dhe modeli i saj në Prokurori..?! Dëmi i sjellë nga Prela dhe emrat e mësipërm anon nga Prela, sepse veç parave të dyshuara të pista të pajustifikuara ajo merr edhe para publike…!!!

%d bloggers like this: