Shqipëria nënshkruan në protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO

Presidenti i Republikës Ilir Meta, nëpërmjet një statusi në profilin zyrtar informoi se Shqipëria dhe 28 aleatët nënëshkruan sot në protokollin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së veriut në NATO.

Meta uroi udhëheqësit politikë vizionarë si dhe qytetarët e Maqedonisë së së Veriut për këtë arritje të merituar, që nxit përparimin e mëtejshëm të vendit, rrit sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe forcon Aleancën e vlerave të përbashkëta Trans-Atlantike.

Statusi i plotë i presidentit Meta

Shqipëria🇦🇱 dhe 28 aleatët nënshkruan sot protokollin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut🇲🇰 në #NATO!

Urime udhëheqësve politikë vizionarë dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për këtë arritje të merituar, që nxit përparimin e mëtejshëm të vendit, rrit sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe forcon Aleancën e vlerave të përbashkëta Trans-Atlantike.

Vendimi i duhur në kohën e duhur!👏🇲🇰

%d bloggers like this: