Sheshohen tensionet mes Francës dhe Italisë

Tensionet mes Francës dhe Italisë duket se do të sheshohen pasi këtë të premte Parisi rikthen sërish në Romë ambasadorin e sajë që e tërhoqi në fillim të shkurtit. Kjo pas një sërë akuzash që qeveria italiane lëshoi drejt Francës për varfërimin e shteteve të Afrikës dhe nxitjen e emigracionit përmes Mesdheut.

Këtë të premte Franca pritet të kthejë sërish në Romë ambasadorin e saj të cilin e tërhoqi në Paris në fillim të shkurtit pas një sërë kritikash që politikanët italianë bënë në drejtim të saj. Një vendim I tillë nuk ishte marrë që prej së Luftës së Dytë Botërore.  “Franca ka qenë, për disa muaj shënjestër e sulmeve të pabaza dhe deklaratave të turpshme”, pati  deklaruar në fillim të shkurtit  ministria e Jashtme e Francës.Në muajin janar kryeministri italian, Giuseppe Conte, akuzoi Francën dhe Gjermaninë se po përdorin një retorikë boshe pro-evropiane, ndërkohë që po ndjekin interesat e tyre kombëtare ku janë në pyetje çështjet e emigracionit, industrisë dhe diplomacisë ndërkombëtare. Edhe dy partitë e koalicionit që përbëjnë qeverinë italiane “Lidhja e Veriut” dhe “5 yjet” kanë akuzuar vazhdimisht presidentin Emanuel Macron për kolonizim të 14 shteteve afrikane mes të cilave edhe Libinë me qëllim përfitimin e naftës nxitjen dhe nxitjen e  emigrimit masiv në Europë, veçanërisht në Itali.

%d bloggers like this: