SHBA mbështesin FSK: Me Kosovën e NATO-n, frenojmë agresionin rus

Ndryshe nga ç’po aludohet, SHB mbështesin ushtrinë e Kosovës. Një delegacion i Kongresit Amerikan në Kosovë, tha se kjo e fundit është një partner i rëndësishëm për Amerikën dhe NATO-n , pasi së bashku punojmë për ndalimin e agresionit rus në rajon.

Një delegacion i Kongresit amerikan, i përbërë nga disa senatorë, zhvilloi një vizitë në Komandën e Forcës Tokësore të FSK-së, ku u pritën nga komandanti gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Në takim komandanti i FSK-së i njohu senatorët, me aktivitetet e zhvilluara në kuadër të partneritetit me SHB, si dhe foli për rëndësinë që ka për Kosovën ky partneritet dhe e në veçanti bashkëpunimi me Ekipin Ndërlidhës Këshillues të NATO-s, që është i atashuar në Ministri dhe FSK.

Gjeneral Rrahman Rama njohu  delegacioni me detyrat dhe planet që e presin FSK-në, me mision të ri, tashmë ushtarak, ngritjen e strukturës dhe kapaciteteve operacionale, duke bashkëpunuar ngushtë me SHB e partnerët e tjerë strategjik, NATO-n dhe vendet aleate.

Kryesuesi i delegacionit amerikan , senatori James M. Inhofe u shpreh i nderuar të eudhëheqë delegacionin e Kongresit amerikan në Kosovë. Kosova, thai, është një partner i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara dhe për NATO-n, pasi ne punojmë së bashku në ndalimin e rritjes së agresionit Rus në rajon”.

Delegacion i senatorëve të Shatetve të Bashkuara të Amerikës, I kryesuar nga senatori James M. Inhofe – Kryesues i Komitetit të Senatit për Shërbimet e Armatosura, shoqërohej edhe nga senatorët: Michel B. Enzi; John N. Boozman; Marion Round, dhe përfaqësuesit Trent Kelly dhe Gregory Gianforte.

%d bloggers like this: