Sandër Lleshi fotografon targat e protestuesve

Partia Demokratike dega e Durrësit ka denoncuar presionin që ju është ushtruar nga policia për të marrë pjesë në protestën e sotme. Nuk është rrethuar vetëm parlamenti nga forca të shumta policore, por të gjitha hyrjet për në kryeqytet janë bllokuar nga postblloqe të policisë.

Denoncimet tregojnë se policia po fotografon të gjitha target e automjeteve dhe dokumentet e çdo autobusi që niset për në Tiranë.

“Metodat e ish sigurimit të shtetit po përdoren nga policia për të trembur shpirtin e protestës! Demokratët e kanë rrëzuar një regjim të tmerrshëm dhe do rrëzojnë edhe këtë që po përpiqet të instalojë qeveria e krimit dhe korrupsionit”, thuhet në denoncimin e bërë nga qytetarët.

%d bloggers like this: