“Samiti i diasporës” me gjuhë të shkruar keq

Nga Kastriot Dervishi

Siç është njoftuar qeveria nëpërmjet një ministrie të paqenë që merret me punë diaspore, njoftoi organizimin e një takimi në datat 28 shkurt-2 mars 2019, fatura e të cilit ishte goxha e kripur. Ishte zgjedhur një fjalë e huaj si “samiti”, ndërsa numri i aktivitetit me germa romake shoqërohej me prapashtesë. Gjuha shqipe qysh nga viti 1972 nuk njeh prapashtesën te numrat romakë. Kushedi sa vetë e kanë parë këtë nga ministria që merret me këtë çështje dhe u është dukur në rregull. Pra, një ministri e papunë gabon me dy rreshta, lëre pastaj të bëjë gjëra të mëdha ajo. Pa e lexuar fare programin e këtij aktiviteti e marr me mend se çfarë do ndodhë. Do flasë udhëheqësi për arritje të mëdha. Do pasojë ministri që nuk bën asgjë. Do përshëndesin më të spikaturit. Do hanë ato që kanë porositur dhe kaq. Një ndër format e harxhimit të kohës dhe parasë sot janë mbledhjet e kota e seminaret që bëhen lajme. U ngjajnë plenumeve të dikurshme komuniste. Së bashku me propagandën e përditshme e tregojnë Shqipërinë një vend që nuk qeveriset.

%d bloggers like this: