Saga kosovare, 11 vjet më pas integriteti territorial në rrezik

Më 17 shkurt të vitit 2008 pas një sërë vuatjesh, dhune dhe masakrash Kuvendi I Kosovës në praninë e 109 deputetëve njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur. Shpallja e Pavrësisë ishte kurorëzim I një rrugetimi të gjatë e të vështirë për shqipëtarët e Kosovës. Për vite me radhë, deri në qershor të vitit 1999 ata vuajtën pasojat e spastrimit etnik të regjimit serb të Sllobodan Millosheviqit. Pas përfundimit të luftës dhe vendosjes së trupave ndërkombetare në Kosovë, në nëntor të 2005 nisi zyrtarisht procesi për statusin përfundimtar. Që nga 13 qershori I vitit 1999 kur forcat serbe u detyruan të largoheshin vendi administrohej nga misioni I Organizatës së Kombeve të Bashkuara UNMIK dhe institucionet demokratike të Kosoves: Kuvendi, Presidenti dhe Qeveria. Edhe pse Serbia nuk kishte kontroll mbi Kosovën, në rezoluten 12 44 të Keshillit të Sigurimit, disa herë përmendej se vendi është protektorat i OKB-së, por juridikisht pjesë e Republikes Federale të Jugosllavisë. Por me 2 shkurt 2007 i derguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beograd, për pavaresinë e kushtezuar të Kosovës, hap që çoi drejt krijimit të shtetit te pavarur. Por, Plani i Ahtisaarit nuk u zbatua asnjëherë në veriun e vendit, i banuar me shumicë serbe, ku ende nuk njihen dhe nuk pranohen simbolet dhe institucionet e shtetit të Kosovës. Ndërsa më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi përmes vendimit këshillëdhënës se Pavarësia e Kosovës nuk ka shkelur asnjë nen të Ligjit Ndërkombëtar. Deri tani, Kosova është njohur nga 116 shtete por lobimi i saj për një njohje më të gjerë vazhdon pavarësisht fushatës së egër të Beogradit në politikën e jashtme për mosnjohjen e saj. Dy vendet që nga marsi i vitit 2011, kanë nisur bisedimet dhe megjithë marrëveshjet e nënshkruara, Serbia asnjëherë nuk i ka zbatuar ato. Ndërsa tani, po flitet për një marrëveshje finale mes të dy vendeve, për një dialog final ku në krye të tij po qëndrojnë krerët e lartë të Prishtinës dhe Beogradit, ndërmjetësuar nga shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian (BE), Federica Mogherini. Megjithë fushatën anti-Kosovë të Serbisë , vizioni I saj vijon të jetë antarësimi në Bashkimin Europian, në NATO dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ndërsa në këtë 11 vjetor krenaria më e madhe qytetarëve të saj është krijimi i ushtrisë.

%d bloggers like this: