FOTO/ Ruçi mbron Kuvendin me mjete dhe metoda komuniste

Nga Xhemal Gjunkshi, “deputet nderi”

Ju jeni të ligë në shpirt, të ligë në mendime, të ligë në veprime dhe të ligë në vendime.

Sot Gramoz Ruçi tregoi sërish fytyrën e tij të ligë, me vendimin për zhvillimin e seancës në ilegalitet për t’iu shmangur popullit.

Sërish shpirtligësia nuk i lë të mendojnë vetëm njëherë në të mirë të popullit, në të mirë të Shqipërisë.

Sot me të njëjtën ligësi si 28 vite më parë kur rrethuan Tiranën me tela me gjemba e me tanke.

Njësoj vepruan edhe një javë më parë kur rrethuan parlamentin me tela me gjemba, salduan dyert dhe dolën “huq” me dhunën që kishin planifikuar në zyrat e Ramës e të Ruçit.

E nëse rrethoni parlamentin me tela me gjemba e me policë, nëse fshiheni dhe i bëni seancat nëpër “skuta” fshahurazi popullit nuk i ikni dot.

Me këto vendime nuk do të mundeni t’i shmangeni zemërimit të madh të popullit ndajnë të gjitha padrejtësive që keni bërë.

%d bloggers like this: