“RAMA PA QEVERI”/ CDU: Lulzim Basha, besueshmëri të lartë në Europë

“Lulzim Basha, ka një besueshmëri të lartë në Europë. Partia Demokratike ka ngritur një ekip të mirë dhe po e zgjeron atë me ekspertë shqiptarë dhe të huaj. Shikoni Ramën, ai nuk nuk ka qeveri, ministra, nuk ka shef të diplomacisë së jashtme”. Janë këto konstatimet e Kryekëshilltarit ekonomik të grupit të CDU, Martin Henze. Gjatë një interviste për Shijak Televizion, eksperti gjerman i partisë së Kancelares Merkel, sqaron në mënyre të detajtuar atë cfarë qeveria ka bërë që nga viti 2013 e deri sot, situatë të cilën ai e quan katastrofale, ndërsa u bën thirrje me ngulm shqiptarëve të reagojnë tani, pasi 2020 do të jetë shumë vonë.

“Viti 2019, është një vit tej mase i rëndësishëm për Shqipërinë. Prej vitit 2013 gjendja ekonomike falë politikave qeverisëse është në gjendje katastrofale. Ne kemi arritur të shohim që rreth 600 mijë deri në 700 mijë shqiptarë kanë braktisur vendin, kanë emigruar dhe kjo më së shumti për arsye ekonomike. Kjo është një fatkeqësi për vendin, një fatkeqësi për prindërit e këtyre fëmijëve, kjo është një fatkeqësi për të gjithë. Në këtë situatë Shqipëria është në një udhëkryq të madh dhe nëse nuk do të reagojë brenda vitit 2019-2020, do të jetë tepër vonë”, tha ai.

Duke sjellë në vëmendje skenarin grek, me fshehjen e situatës financiare që shkaktoi krizë në shtetin fqinj, Martin Henze verën se edhe shifrat e dhëna nga qeveria Rama për zhvillimin ekonomik nuk përkojnë me realitetin. Rritja 4% sipas tij do të reflektohej diku, nëse kjo do të ishte e vërtetë, thotë ai, pse shqiptarët e braktisin këtë vend. Raportohet ulje papunësie, po kjo qëndron pasi shumica e të rinjve kanë ikur.

“Partia Demokratike ka një detyrë mjaft të rëndësishme që të krijojë një fillim të ri ekonomik të Shqipërisë, të lërë pasë atë se ç’është bërë këto 28 vjet në politikën shqiptare dhe të vazhdojë më tej. Zoti Basha dhe ekipi i tij janë mjaft profesionalë dhe i kanë idetë e qarta dhe do t’i mbështesim ata që kur të jenë pjesë e qeverisjes të jenë po ashtu të suksesshëm. Taksa është një pikë mjaft e rëndësishme. Nga viti 2013 e deri më sot, taksat në Shqipëri janë rritur në mënryë katastrofale. Partia Demokratike dhe programi i saj kanë në qendër taksat. Taksat do të ulen deri në 9% dhe kjo do të jetë një shtysë e madhe për të zhvilluar ekonominë. Synimi i platformës ekonomike shqiptare është që edhe ata shqiptarë që janë larguar nga Shqipëria prej 2013-ës të kthehen në vend dhe të kenë mundësi të kontribuojnë këtu”, tha Henze.

Gjatë bisedës me gazetarin Basir Collaku, kryekëshilltari ekonomik i CDU-së flet edhe për masakrat me koncesionet në Shqipëri që sipas tij ndryshe nga modeli perëndimor që buron zhvillim, në Tiranë koncesionet u janë dhënë për interesa personave të qeverisë. Përballë taksave të lartë dhe rritjes së borxhit për shkak të politikave fiskale të qeverisë Rama, Martin Henze, thotë se Partia Demokratike me asistencën e CDU-së ka një axhendë të qartë për rimëkëmbjen e ekonomisë përmes një reforme rrënjësore që gjeneron vende pune, kthimin e të rinjve nga emigracioni, dhe tërheqjen e investitorëve të huaj. Ai zotohet se CDU është e gatshme ta mbështesë pa kufizime Lulzim Bashën ndërsa e projekton atë si kryeministrin që do të sjellë ndryshimin pas 28 vitesh në politikën shqiptare.

%d bloggers like this: