Qytetarët – policisë: A keni fëmijë? Turp që mbroni këtë parlament

Pas sulmit të paprecedentë të policisë dhe gardës me gaz lotsjellës dhe helmues, disa qytetarë iu janë afruar forcave të rendit duke iu kërkuar llogari për veprimin e paligjshëm.

Lisandër Hoxha, nënkryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike kërkoi nga policia të tregojë përse është përdorur ndaj qytetarëve helm.

“Çfarë janë këto? Nga unë e të gjithë që protestojnë ju merrni rrogën. Asnjeri nuk qëllohet me këto. Ju jeni majonetat, veglat e tij. E drejta për të protestuar është e drejtë kushtetuese. Na helmuat. A keni fëmijë? Turp që mbroni këtë parlament”, iu drejtua një prej qytetarëve punonjëve të policisë.

“As në Siri nuk bëhet kështu. Na helmuan. Ka qenë katastrofë”, thotë një tjetër qytetar

%d bloggers like this: