Qeveria me gaz, populli me këngë

Qytetarët janë mbledhur sërish pas tensionit dhe gazit të shpërndarë. Ata i janë përgjigjur me këngë thirrjes së policisë në megafon.

Policia hedh vazhdimisht gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Ndërsa në ambientet e kuvendit kanë mbërritur edhe botet me ujë. Qytetarët kanë deklaruar se nuk do të largohen nga protesta.

Me gjithë hedhjen e gazit lotsjellës as kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe as kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi nuk e kanë lëshuar protestën. Basha ka kënduar këngën e njohur partizane “Ejani mblidhuni këtu” duke iu bërë thirrje protestuesve të bashkohen.

%d bloggers like this: