Protesta para parlamentit, shpërthim i zemërimit qytetar

Në shenjë revolte qytetarët kanë djegur goma përpara kuvendit duke treguar kështu në mënyrë simbolike rezistencën e tyre.

Në një hark kohor shumë të shkurtër qindra qytetarë janë mbledhur në shesh përpara parlamentit për të kërkuar doreheqjen e kryeministrit Rama dhe të gjithë klikës drejtuese të lidhur e bandat dhe krimin.

Pjesë e protestës janë banorët e Bregut të Lumit. Paraditen e sotme ata protestuan në mbrojtje të shtëpive të tyre. Asnjë dëmshpërblim nuk marrin banorët e segmentit të tretë të zgjatimit të Bulevardit të Ri.

Nga ana tjetër banorët e Unazës së Re, konkretisht zonës së “Astirit” të cilët protestojnë prej 115 ditësh, janë në të parët në këtë protestë për shakka të padrejtësive që po ju bëhen. Revolta e tyre është pashmnagshme pasi prej kohësh ata janë në rrugë e jo në shtëpitë që i kanë ndërtuar me shumë mund e djersë.

Studentët janë bashkuar në këtë protest pas djegies së mandateve të deputetëve duke e parë partinë Demokratike si e vetmja zgjidhje për përmirësimin e kushteve të tyre në shkolla e konvikte dhe uljen e tarifave që po i bëjnë studimet të papërballueshme.

Qindra protesta janë organizuar në qytete të ndryshme për shkak se jeta e shqiptarëve është vështirësuar dhe ekonomia është rrënuar.

Në shesh janë qytetarët e revoltuar, përballë parlamentit i cili nuk i përfaqëson më ata.

%d bloggers like this: