Protesta live në botë/ Gazetarët e mediave ndërkombëtare në Tiranë

Protesta e së enjtes përpara parlamentit ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare ashtu sikurse edhe ajo e 16 shkurtit. Disa kanë raportuar Live, mes tyre “Rai 1”, “SkyNews 24”, “Rai News 24, “Zëri i Amerikës” dhe “Deutche Welle”, ndërsa bëjne thirrje që të shmanget dhuna.
“The Washington Post” shkruan se mbështetësit e opozitës kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.
“Mbështetësit e opozitës shqiptare kanë rrethuar ndërtesën e parlamentit dhe po kërkojnë që qeveria të japë dorëheqjen, duke pretenduar se është e korruptuar dhe ka lidhje me krimin e organizuar. Qindra policë dhe tela me gjemba po mbrojnë ndërtesën e parlamentit në qendër të Tiranës nga protestuesit dhe seanca e parlamentit të së enjtes tashmë është anuluar”.
Ndërsa “Fox News” e nis lajmin me paralajmërimin e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara kundër dhunës që i drejtohet opozitës shqiptare, duke theksuar gjithashtu edhe thirrjet që ligjvënësit të mos e bojkotojnë parlamentin. Një ngërç ky i krijuar nga korrupsioni i supozuar i qeverisë siç thotë rrjeti televiziv amerikan.
Po ashtu edhe “Euractiv” thekson çështjen e mandateve, duke e cilësuar si episodin më të fundit të një serie zhvillimesh dramatike e protestash kundër kryeministrit Edi Rama.

%d bloggers like this: