Protesta e studentëve dhe pedagogëve, Albin Kurti në Fakultetin e Shkencave Sociale: Fitoret vijnë nga qëndresa

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ka udhëtuar nga Kosova për të mbështetur studentët e pedagogët që kanë nisur grevën për plotësimin e kërkesave të tyre. Ai ka qenë pranë studentëve e pedagogëve në Fakultetin e Shkencave Sociale, të cilët vendosën të hyjnë në grevë, dhe i ka inkurajuar të vazhdojnë qëndresën.

“Fitoret në histori në shoqëri vijnë nga qëndresa. Protesta e studentëve e drejtë kur pedagogët janë më ta. Në Kosovë i kemi ndjekur protestat tuaja. Kundër privilegjeve që kanë të pasurit”, është shprehur Kurti.

Ai ka theksuar se shoqëria shqiptare duhet të kalojë në një transformim. Kurti ju bëri thirrje të gjithë studentëve të jenë të konsoliduar dhe organizuar, pasi arsimi nuk është luks.

%d bloggers like this: