Përmbyllet procesi / Maqedonia e Veriut shfaqet me “fytyre” të re

Përmbyllet procesi / Maqedonia e Veriut shfaqet me “fytyre” të re

Maqedonia Veriore përmbyll përfundimisht procesin e ndryshimit të emrit, me publikimin në fletoren zyrtare të ndryshimeve kushtetuese. Faqja e internetit e qeverisë u shfaq e riformatuar, me të dhëna të reja, ndërkohë që në pikat e kalimit kufitar drejt Greqisë, u vendosën tabelat e para me emërtimin e ri.

Emri i ri, Republika e Maqedonisë së Veriut, hyri fuqi këtë të mërkurë me publikimin e ndryshimeve kushtetuese në Fletoren Zyrtare. Paraprakisht Greqia përmes një shkrese ka njohur Shkupin me vendimin e Parlamentit grek për miratimin e protokollit për anëtarësimin e fqinjit verior në Aleancën Veriatlantike. Autoritetet maqedonase kanë bërë të ditur se të mërkurën në vendkalimin kufitar me Greqinë do të vendoset tabela e parë me mbishkrimin “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Gjithashtu Qeveria në faqen e internetit ndryshoi të dhënat duke përdorur  emrin e ri, Maqedonia e Veriut.

Kryeministri Zoran Zaev pas mbledhjes së kryesisë së partisë së tij, të martën në mbrëmje kërkoi nga të gjitha institucionet që të ndryshojnë mbishkrimet, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme të nis edhe me ndërrimin e dokumenteve të udhëtimit dhe targat e automjeteve.

Sipas një vendimi të qeverisë, nga fillimi i vitit të ardhshëm, do të hidhen në qarkullim edhe bankënotat e para me emrin e ri. Procesi i zëvendësimit të tyre do të zgjas deri në pesë vjet, sikurse edhe ai i dokumenteve personale të qytetarëve.

Marrëveshja mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut për zgjidhjen e cështjes  së emrit zgjati 27 vite dhe u kurorëzua me marrëveshjen e Prespës falë vullnentit të mirë politike të të dy kryeministrave aktual, Zaev e Tsipras, duke i hapur rrugë integrimit në NATO e Bashkimin Evropian.

Lini Nje Koment