Përfundon protesta/ Basha: Rama dhunoi qytetarët

Ka përfunduar protesta përpara parlamentit. Lulzim Basha ka mbyllur protestën me një fjalim nga selia e Partisë Demokratike. Pasi falenderoi qytetarët Basha tha se ky vend e ka një zot, dhe qytetarët janë zoti.

Lideri demokrat deklaroi se Edi Rama përdori dhunën ndaj qytetarëve dhe i helmoi ata.

“Si minjtë u mblodhën sot.

Ju falenderoj nga zemra qindra e mijëra qytetarë që brenda pak orëve u mblodhën si asnjë më parë. Ky vend ka zot dhe këta janë qytetarët sovranë.

Sot Rama përdori dhunën ndaj qytetarëve që protestonin në paqe për të mbrojtur plaçkën e vjedhur me Dakon, Avdylajt, Shullazin.

Sot nuk kemi as kuvend dhe as polici. Policia shkeli ligjin. Kriminelët nuk arrestohen, por bëhen deputetë. Qytetarët goditen nga kjo bandë.

Ne nuk e njohim më as kuvendin, as policinë e krimit. Ne do ta çlirojmë Shqipërinë nga kjo bandë”, deklaroi kreu i PD-së Lulzim Basha

FJALA E KRYETARIT BASHA TEK PARTIA DEMOKRATIKE, PAS PROTESTËS

Protestues, njerëz që keni vendosur të mos ulni kokën dhe të pranoni fatin e skllavit, që pasi vidhet, poshtërohet dhe dhunohet, fatin që Edi Rama dhe skota e tij e kriminelëve kërkon për të gjithë shqiptarët, por që jeni ngritur për të mos u ulur më, deri në fitoren totale të lirisë dhe demokracisë, mbi dhunën, vjedhjen dhe mashtrimin, të fitores së qytetarëve mbi bandën kriminale që ka marrë peng Shqipërinë. Si minjtë u mblodhën sot, duke shpresuar se tinëzisht do t’ia hidhnin popullit.

Ju falenderoj nga zemra, qindra e mijëra qytetarë, që brenda pak orëve, u mblodhën si asnjëherë tjetër në historinë tonë, për t’i treguar jo vetëm skotës mafioze dhe Maduros së Ballkanit, por mbarë botës, se ky vend ka zot dhe zoti janë qytetarët dhe populli sovran i Republikës së Shqipërisë.

Sot Edi Rama përdori dhunën e verbër ndaj qytetarëve që protestonin në paqe për të marrë sendin e vjedhun nga banda kriminale e Edi Ramës, me Vangjush Dakon e krimit, me abdylajt, me bajrët e me shullazët, atë që përfaqëson themelin e republikës, atë që përfaqëson vullnetin e sovranit, Kuvendin e Shqipërisë.

Sot ne nuk kemi më Kuvend, nuk kemi më qeveri, dhe për fat të keq, nuk kemi më as polici. Kemi vetëm një bandë hajdutësh dhe kriminelësh, që keqpërdorën sot institucionin që ka për detyrë të mbrojë ligjin. Shkeli ligjin, siç e ka shkelur gjithë këto kohë. Kriminelët me damkë nuk arrestohen, por promovohen e bëhen deputetë e kryetarë bashkish, bëhen biznesmenë dhe kur gjakosin në mes të Tiranës, edhe kur kapen duke vjedhur zgjedhjet, edhe kur duan të prishin shtëpitë e qytetarëve, nuk i gjen asgjë, ndërsa qytetarët që protestojnë për të drejtat e tyre, goditën nga kjo bandë.

Sonte le t’i çojmë këtë mesazh çdo shqiptari dhe çdo shqiptareje të ndershëm se ne nuk e njohim më, jo vetëm Kuvendin e krimit dhe qeverinë e krimit, por as policinë e krimit dhe mosbindja civile do të shtrihet nga jugu në veri, se ne do ta çlirojmë Shqipërinë nga kjo bandë dhe veglat e saj.

Çdokush, me uniformë dhe pa uniformë, me syze analisti apo kostum oligarku që është në krah të bandës së hajdutëve dhe Edi Ramës, është tradhëtar i popullit të vet, është tradhëtar i interesave të shqiptarëve të thjeshtë dhe do të trajtohet si tradhëtar nga qytetarët shqiptarë kudo që ndodhet.

Të bashkuar si asnjëherë, demokratë e socialistë, të krishterë e myslimanë, gegë e toskë, sot vazhdojmë rrugën tonë drejt destinit hyjnor final, demokracisë europiane, Shqipërisë si gjithë Europa.

Zoti ju bekoftë ju!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Fitore!

Rama ik!

%d bloggers like this: