“Përdorimi i gazit, qytetarët u konsideruan armiq”

“Protesta e opozitës së bashkuar para parlamentit jo vetëm që nuk ishte e dhunshme por ishte lehtësisht e menaxhueshme nga forcat policore” kështu shprehet për shijak Tv ish drejtuesi i policisë Arjan Hoxha. Ai argumenton se asnjë polic nuk u lëndua nga ky tubim, por ishin qytetarët ata që u plagosën nga përdorimi i gazit lotsjellës, i cili sipas tij është i jashtëligjshmëm dhe është i ndaluar në të gjitha vendet e Evropës.

“Nuk kemi patur asnjë punojës policie të lënduar nga veprimet aktive të protestuesve, me mjete të forta dhe për hir të së vërtetës punojësit e policisë nuk kanë patur në përdorim pajisje të menaxhimit të trazirave civile”

Ish funksionari shprehet se fakti që nuk kishte asnjë të arrestuar në momentin e protesttimit tregon qartë që nuk ka pasur nxitje dhune nga ana e protestuesve duke argumentuar se në këto rastë policia do të kishte vepruar menjëherë. Perdorimi i gazit lotsjellës jashte perimentrit të protestës dhe në një ambjent të mbyllur është sulm ndaj qytetarëve,të cilët janë “helmuar” duke u konsideruar si armiq të shtetit…

“Nuk kemi asnjë arrestim në kryerje e ipër të këtyre veprimeve active apo të dhunshme sic janë cilësuar nga politikanë të dhunshëm, përkundrazi kemi veprim në tejkalim të propocionalitetit të veprimit të dhunës nga ana e punojësve, kuptohet me urdhër të drejtuesve të policisë së shtetit”.

Hoxha argumeton se gazi lotsjellës dhe çarja e kordonit është një provokim nga policia e shtetit për të nxitur dhunë, duke e cilësuar si fajtore për irritimin e protestueve ndaj effektivëve.

“Policia nuk ka përdorur atë miniminalen nuk ka përdorur shihedhsen nëse do të kishte dhunë nga ana e protestuesve. Unë gjykoj dhe mendoj se policia e shtetit me veprimet e saj që nga protetsa e 16 shkurtit e mbrapa, nuk ka bërë asgjë tjetër vecse ka nxitur veprime të dhunshme të protestuesve ndaj policë, dhe është ajo fajtore në të dyja rastet, dhe hapja e kordonit ishte një provokim i qartë i policisë për dhunë “.

Protesta e opozitës se bashkuar para parlamentit këtë të martë tregoi edhe njëherë revoltën e qytetareve ndaj qeverisë Rama dhe qëndresën e tyre për të manifestuar deri në rrëzimin e saj.

(Marsida Çerma, shtv)

%d bloggers like this: