Përdorimi i gazit, Basha: Do përgjigjeni para ligjit

Lideri Demokrat Lulzim Basha mori fjalën dhe tha se ata që hodhën gaz ndaj qytetarëve do të përgjigjen para ligjit për këtë.

“Edi Rama e Sandër Lleshaj që urdhëruan hedhjen e gazit lotsjellës mbajeni mend edhe mbi gratë shtatzëna, dita do të vijë për ju. Do të jepni llogari para ligjit nga i pari tek i fundit. Sovrani do ju çojë para drejtësisë dhe në burg aty ku e keni vendin horra dhe tradhtarë”, deklaroi Basha.

Ndërsa, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi tha se do të jemi këtu çdo ditë derisa ky parlament të jetë legjitim, pasi sot ai nuk përfaqëson popullin.

“Ne prapë do vijmë këtu, ju prapë do hidhni gaz lotsjellës. Por nuk do ndaloni dot mallkimin e shqiptarëve. Mblidhuni të gjithë këtu dhe nuk do ikim deri sa të në shikojnë në sy deputetët e ardhur me votat e krimit”, tha Kryemadhi.

FJALA E KRYETARIT BASHA NË PROTESTË PAS HEDHJES SË GAZIT LOTSJELLËS NGA POLICIA

Basha: Vëllezër dhe motra a jeni mirë?

Protestuesit: Pooooo

Basha: Të vendosur?

Protestuesit: Poooo

Basha: Të bashkuar?

Protestuesit: Poooo

Basha: Zoti ju bekoftë ju! Rama ik!

Sot Edi Rama ka urdhëruar një akt të pandodhur kurrë më parë, sulmin me lëndë kimike ndaj fëmijëve, motrave, grave dhe nënave, edhe grave shtatzëna, teksa bashkë me vëllezërit dhe baballarët e tyre ushtronin të drejtën legjitime të protestës qytetare, kundër Kuvendit të krimit, prej krimit dhe për krimin.

Edi Rama, sot me këtë akt, i ka shpallur luftë qytetarëve të vet. Në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, në emër të opozitës, në emër të gjithë qytetarëve që kanë frikë vetëm Zotin dhe asgjë tjetër, i them Edi Ramës: se me këtë akt shpallje lufte ndaj qytetarëve këtu, koston do ta kesh 100% ti.

Ne nuk frikësohemi, ne nuk ligshtohemi, sepse ne luftojmë për një kauzë të drejtë. Ne luftojmë për një mision të madh për fëmijët e shqiptarëve, për të nesërmen e tyre europiane. Ne luftojmë për liri, ne luftojmë për demokraci, ne luftojmë për zgjedhje të lira e të ndershme dhe përballë kemi një shtet që nuk është më i shqiptarëve, një repuBlikë të krimit, prej krimit e për krimin, të cilën do ta shembim nga themelet.

Ky vend ka dy rrugë: të pranojë skllavërinë e krimit e tiranisë me kokën dhe zërin e Maduros së Ballkanit ose të ngrihen i gjithi njëzëri, një trup, gegë e toskë, myslimanë dhe të krishterë, demokratë e socialistë dhe të marrim në dorë fatin tonë dhe të atdheut tonë.

Beteja që ka nisur është pa kthim dhe historia e gjatë dhe e shkurtër e këtij vendi na rrëfen sesi do të përfundojë kjo betejë: me shporrjen e qeverisë së krimit dhe triumfin e lirisë, demokracisë dhe të vlerave europiane për të gjithë shqiptarët.

Asgjë nuk e ndal dot… (fiket fonia)

Kanë hequr korrentin, por populli do t’u heqë prizën!

%d bloggers like this: