PD protestë para parlamentit në orën 17:00

Partia Demokratike proteston sot në orën 17:00 përpara Kuvendit. Ky vendim i menjëhershëm vjen për shkak se në Bregun e Lumit pritet që INUK të shembë banesat e disa qytetarëve të cilët preken nga segmanti i tretë i zgjatimit të bulevardit.

Partia Demokratike ka mbështetur protestën e këtyre banorëve të cilët kanë protestuar bashkë me banorët në zonën e “Astirit”.

Pak më parë, Gramoz Ruçi njoftoi se seanca parlamentare do të zhvillohet sot në orën 17:00.

Kështu në orën 17:00 qytetarët protestojnë ndërsa kuvendi vijon seancën plenare ku të pranishëm janë vetëm deputetët e mazhorancës. Opozita shfaqet sot në krah të popullit, duke e mbështetur dhe duke u solidarizuar me kauzat e tyre.

%d bloggers like this: