“Parlamentit të krimit i përgjigjemi me protesta”

Një ditë pas protestës së opozitës së bashkuar para parlamentit, ish deputeti demokrat Endri Hasa shprehet për Shijak Tv se manifestimet do të vazhdojnë sa herë të mblidhet parlamenti i krimit dhe i bandave ndërsa argumenton se mbledhja e qytetarëve brenda një kohe të shkutër tregoi qartë se nuk do të ndalen deri në rrëzimin e qeverisë Rama.

“Deputetët e mazhorancës në parlament u fshehën dhe u rrethuan por nuk thanë asgjë për hallet e njerëzve. Ata nuk përfaqësojnë popullin, Edi Rama gjithashtu, ata u larguan se i tremben përballjes së popullit sepse e kanë të qartë që populli ka të drejtë. Qytetarët u dhunuan nga policia, është përdorur gaz dhe pluhra helmuese në një tentativë për të shmangur protestën”.

Në lidhje me vizitën e Eurodeputetëve në Tiranë këtë të mërkurë, Hasa thotë se ata do të monitorojnë progresin e dështuar të Shqipërisë në BE, duke fajësuar për këtë kryeministrin Rama.

“Grupi i Eurodeputeteve vjen për të monitoruar progresin e bërë nga Shqipëria për në BE. Është e qartë që nuk ka asnjë progres dhe penguesi kryesor i këtij progresi është vetëm Edi Rama, pasi nuk e do integrimin e këtij vendi”.

Në lidhje me bindjen e ndërkombëtarëve për djegien e mandateve ai thotë se ata duhet të dëgjojnë popullin, i cili është ngritur në protestë për t’i dhënë fund krizës financiare ekonomike dhe politike të vendit.

(Marsida Çerma, shtv)

%d bloggers like this: