Parlamenti Europian/ Italia apel Europës për rritje ekonomike

Në një takim të mbajtur në Parlamentin Europian në Strasburg ku u diskutua për të ardhmen e unionit  kryeministri Italian Giuseppe Conte apeloi për një Bashkim Europian më pak të ashpër dhe më në përputhje me kërkesat popullore për rritje ekonomike. Konte në fjalën e tij theksoi angazhimin e vazhdueshëm të qeverisë populiste të Romës për integrimin në bllok gjë për të cilën dyshohej pas formimit të koalicionit vitin e shkuar. Ai gjithashtu u ndal  edhe tek kërkesa për më shumë fleksibilitet në rregullat e buxhetit të eurozonës, pasi sipas tij shtrengimet në këtë aspekt  kanë nxitur një pykë midis elitave dhe njerëzve që rrezikuan bashkimin. Në këtë seancë  kryeministri Italian I bëri thirrhe BE-së t’i japë fund argumenteve të gjata mbi mënyrën se si të merren me emigrantët që vijnë përmes detit në të gjithë Mesdheun, një ankesë e hershme e  italianëve, dhe të luajë një rol më të fortë dhe më të unifikuar në çështjet globale duke ruajtur dialogun me fuqitë e tjera të tilla si Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina. Pas fjalimit në legjislaturën e Bashkimit europian  Conte u përball me kririka të ashpra nga rivalët e tij politikë. Ata kundërshtuan shmangien e Romës nga rregullat e buxhetit të eurozonës, duke miratuar masat kundër azilkërkuesve, apo animin nga Rusia  për të penguar mbështetjen e unionit për opozitën në Venezuelë.

%d bloggers like this: