Paloka: Kuvendi ilegjitim, mblidhet në ilegalitet

Pas publikimit të lajmit për zhvillimin e seancës gjatë ditës së sotme i menjëhershëm ishte reagimi i nënkryetarit të Partisë Demokratike, Edi Paloka. Ai e quan ilegjitim këtë institucion dhe thotë se po aq ilegjitime është edhe mbledhja e sotme e tij.

Statusi i plotë i Palokës
“Kuvendi ilegjitim, mblidhet ne ilegalitet.
Pasi e rrethuan me tela me gjemba dhe salduan dyert hyrese, tani kane filluar ta mbledhin dhe ne ilegalitet. Seancen e se enjtes , po kerkojne ta mbledhin fshehtas sot ne oren 17.00.
Sa mendoni se do zgjasni keshtu?! Tik-tak…
Nga “kuvendi” i Kristaqit, tek i Edvinit”

%d bloggers like this: