Ngjarja në Kavajë, Berisha: Kjo është maxhoranca e përdhunuesve (video)

Ish kryeministri i vendit, nga foltorja e kuvendit foli për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Kavajë. Ai tha se policia u vu në dijeni të ngjarjes por ajo e fshehu krimin sepse ishte palë me krimin.

“Sot kemi para jush maxhorancën e përdhunuesve. Në një krim të shëmtuar që ndodhi në qytetin e Kavajës, përdhunim kolektivm, policia u njftua, por policia ishte në anën e përdhunuesve, heshti dhe fshehu krimin. SHISH njoftoi, krey I tij njoftoi kryeministrin dhe ministrat respektivë, kryeministri ishte në anën e përdhunuesve”, tha Berisha.

Berisha e ka quajtur Lleshajn bastard, duke qenë se është munduar të fshehë krimin me urdhër të Edi Ramës.

“Policia e ka fshehur përdhunimin e 14-vjeccares, ky që foli këtu (Lleshaj) është bastard dhe i pafytyrë, që merr urdhërat nga Edi Rama. Të jesh i bindur që së bashku me të do zvarritesh rrugëve. Je puçist”, u shpreh Berisha.

%d bloggers like this: