Ndihmat humanitare, avionët amerikanë drejt Venezuelës

Avionët amerikanë me ndihma humanitare për Venezuelën janë ndalur në qytetin kufitar Kolumbian të Cucuta dhe po magazinojnë ndihmat me kërkesë të udhëheqësit të opozitës Huan Guaido, I cili ka aktivizuar rreth 600 vullnetarë për shpërndarjen e tyre përtej kufirit me 23 shkurt. Ndërsa presidenti në detyre Nikolas Maduro I mohon ndihmat me argumentin se ato janë pjesë e një komploti të shteteve të bashkuara për të pushtuar Venezuelën. Në një konferencë shtypi administratori i USAID Mark Green deklaroi se ndihmat janë kërkuar nga z. Guaido sepse Venezuela është në një krizë të rëndë humanitare. “Fëmijët janë të uritur dhe gati çdo spital në Venezuelë po përjeton mungesa serioze të medikamenteve” u shpreh ai. Administratori i USAID z.Green gjithashtu bëri të ditur numrin e lartë të venezuelianëve që kanë emigruar në vendet fqinje në kërkim të ushqimit dhe mjeksisë. Burime pranë kreut të opozitës Huan Guaido bënë të ditur se më shumë pika grumbullimi për ndihmat po happen në Brazil dhe Karaibe dhe se gjatë kësaj jave do të zhvillohen një sërë takimesh me qeverinë braziliane për organizmin dhe magazinimin e tyre. Presidenti në detyrë Maduro e ka cilësuar këtë operacion një shfaqje të orkestruar në SHBA sepse sipas tij vendi nuk po kalon një krizë të tillë. Dy ditë më parë ai urdhëroi ushtrinë të qëndronte në gatishmëri të lartë kundër “planeve të luftës” së SHBA. Ndërsa Guaido I ka bërë thirrje ushtrisë të mos I pengojë ndihmat . Ai ka caktuar 23 shkurtin si datën kur do të mbërrijnë ndihmat teksa medikamentet janë lajmëruar të mbërijnë në fillim të javës.

%d bloggers like this: