“Me Donika Prelën në sistemin e drejtësisë, reforma ka vdekur”

Nga Enkelejd Alibeaj

Një javë më parë i drejtova KPK 2 pyetje:

1. A do të verifikojnë, nëse Donika Prela është takuar me anëtaren e KPK Valbona Sanxhaktarin?
2. A do verifikojnë, nëse Donika Prela rezulton në përgjimet e bandës së Avdylave për lirimin e kreut tē bandës nga burgu?

Çështja u shty, përtej afateve ligjore, për me 5 shkurt, për të bërë, mesa duket, atë që pritej: mbajtjen në detyrë të një prokurori tjetër të padenjë si Donika Prela, me pasuri të pajustifikuara dhe që i ka shërbyer krimit, nga Emiljano Shullazi tek banda e Avdylajve dhe deri tek shkatërrimi i dosjes së Saimir Tahirit.

Mbajtja e Donika Prelës në sistemin e drejtësisë është konfirmim se reforma në drejtësi ka vdekur dhe se drejtësia e re është një vegël që i sherben pushtetit e jo të vërtetës.

%d bloggers like this: