Mazhoranca i fshihet popullit, Ruçi mbledh sot kuvendin

Kuvendi zhvillon pasditen e sotme në orën 17:00 seancën plenare për të zëvendësuar të enjten e shkuar, pasi kreu i këtij institucioni Gramoz Ruçi, pa mbledhur byronë e kuvendit, njoftoi shtyrjen e seancës për shkak të protestës së opozitës.

Konferenca e Kryetarëve vendosi që seanca plenare të mbahet në orën 17:00. Në rendin e ditës së Konferencës së Kryetareve ishte miratimi i kalendarit tre javor te punimeve të e Kuvendit si edhe programi i punës së parlamentit.

Opozita ka paralajmëruar ditën e enjte protest masive përpara parlamentit, por siç duket mazhoranca ka frikë nga populli.

%d bloggers like this: