Marrëdhëniet tregtare, tension mes Rusisë, Gjermanisë dhe Amerikës

Në Konferencën e sigurisë në Mynih e cila po zhvillohet prej dy ditësh dhe ku marrin pjesë krerë shtetesh nga e gjithë bota, gjatë fjalës së tij nënpresidenti Mike Pence ka kritikuar ashpër shtetet europiane për qëndrimin e tyre ndaj Iranit dhe Venezuelës. “Ka ardhur koha që partnerët tanë evropianë të ndalojnë së sabotuari sanksionet amerikane ndaj këtij regjimi vrasës, revolucionar. Aletatët tanë evropianë duhet të tërhiqen nga marrëveshja bërthamore me Iranin”,deklaroi z. Pence. Nënpresidenti amerikan u bëri gjithashtu thirrje shteteve të unionit që të njohin udhëheqësin e opozitës venezueliane, Juan Guaido si presidentin legjitim të atij vendi. Mbi 20 shtete e kanë bërë një gjë të tillë, por blloku akoma nuk e ka njohur plotësisht kreun e opozitës venezueliane si president. Në fjalën e tij përpara pjesëmarrësve Pence përmendi disa herë edhe Kinën si një kërcënim ndaj shteteve të bashkuara dhe partnerëve të saj duke u ndalur tek rasti I kopmanisë Huaëei e cila sipas tij është rrezik për të gjithë. Mike Pence u kërkoi fuqive europiane mos zhvillimin e lidhjeve ekonomike me Moskën referuar Gazsjellësit Verior 2, që është nën ndërtim e sipër mes Rusisë dhe Gjermanisë. “Ne nuk mund të garantojmë mbrojtjen e Perëndimit nëse aleatët tanë rrisin varësinë nga Lindja”,deklaroi ai. Menjëherë pas nënpresidentit amerikan fjalën e mori ministri I jashtëm rus Sergey Lavrov I cili akuzoi europën se po humb nga qëndrimi që po I mban Rusisë. “Në një kohë kur evropianët i lejuan vetes të hyjnë në një krizë të pakuptimtë me Rusinë dhe pësuan humbje miliarda dollarëshe nga sanksionet e imponuara nga ana tjetër e oqeanit, bota po ndryshon me shpejtësi. Në fakt Bashkimi Evropian e ka humbur monopolin në programin e integrimit rajonal”,deklaroi Lavrov. Ndërsa kancelarja Angela Merkel kritikoi ashpër pretendimet e Presidentit amerikan, Donald Trump se Evropa po përfitonte nga Amerika në tregti.

%d bloggers like this: