Lobi rus në zgjedhje, Trump pengoi hetimet me shkarkimin e kreut të FBI

Në një intervistë për CBS ish shefi i FBI-së Andrew Mçabe deklaroi se presidenti amerikan Donald Trump mund të ketë kryer një krim duke shkarkuar nga detyra ish drejtuesin e kësaj agjencie James Comeyn me qëllim dhënien fund të hetimeve ndaj lidhjeve të dyshuara të kreut të Shtëpisë së Bardhë dhe Rusisë gjatë fushatës presidenciale.

Menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar Kryetari i Komitetit Gjyqësor të Senatit amerikan Lindsey Graham duke premtuar se do të nisë një hetim mbi akuzat e lëshuara nga ish zyrtarët e FBI-së, të cilët diskutojnë mënyrat e largimit të presidentit. Por sipas Mçabe të gjitha faktet të nxisin të mendosh për një lidhje mes presidentit amerikan dhe qeverisë Ruse ndaj FBI ka pasur arsye për të hetuar veprimet e kreut të shtetit. Dhe duke shkarkuar ish shefin e FBI-së Trump mund të ketë penguar drejtësinë pasi në 2017 ai vetë u shpreh se e kishte shkarkuar Comeyn për shkak të “çështjes së Rusisë”. Nga shtëpia e bardhë nuk ka akoma asnjë reagim për komentet e Mçabe. Ndërsa më herët presidenti Trump e kishte quajtur gënjeshtar dhe paragjykues.

%d bloggers like this: