Kuvend, Kryemadhi: Deputetët e PS kanë diplomë servilizmi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ju përgjigj nga foltorja e Kuvendit zërave se dy deputetet e LSI, Floida Kërpaci dhe Kejdi Mehmetaj nuk kanë diplomë. Kryemadhi u shpreh se dy deputetet janë të diplomuara, ndërsa tha se ka deputetë dhe ministra të PS që nuk kanë diploma, dhe “diploma” e tyre e vetme është për t’u lëpihen kryetarit të tyre, kryeministrit Edi Rama.

“Po të mos hapen negociatat, Shqipëria do të shkojë mbrapa me politikën e saj të jashtme. Shqiptarët mendoj se duan që Shqipëria të jetë pjesë e BE dhe që të jetë pjesë e BE kërkohet një zgjidhje politikë. Ky parlament është ilegjitim edhe pse jemi pjesë e këtij institucioni që nuk të jep fjalën, falsifikon dekrete etj. Sa për dijeni për të gjithë zëdhënësit e Ramës që kam këtu po ju bëj me dije se Kejdi Mehmetaj dhe Flodia Kërpaci të dyja janë diplomuar. Këta që kam mbrapa nuk e dinë se çfarë është diploma. Ajo ministrja e Arsimit vjen me një kolegj fetar, ndersa Sporopali s’dihet a ka diplomë. Mos guxojë më njeri nga ju që të përmendi diplomat se po qe për diploma nuk dimë si të dalim nga kjo. Ju vetëm me një diplomë na e kaloni, diplomën për t’ju lëpirë menderen kryetarit të partisë, këtu na e kaloni ju. Po ju them edhe një herë mblidhni radhët dhe mos shkatërroni këto asete të shqiptarëve sepse mund të jetë shumë vonë për ju”- tha Kryemadhi.

Ky është vazhdimi i debatit që zuri fill në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ditën e djeshme, ku Lleshaj ju drejtua Mehmetajt me fjalët “flasim kur të mbaroni shkollën”.

Fjala në Kuvend e Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi

Në fakt nga kjo foltore e Parlamentit, edhe pse sot ne vazhdojmë të jemi në rutinën parlamentare, problematikat e shqiptarëve janë pafundësisht dhe nuk di ku ta fillosh e ku ta mbarosh. Nuk di ku ta kapësh e ku ta lësh. Duke filluar nga fshehja e një vepre makabre ndaj një fëmije, nga fëmijët. Sepse në të dyja rastet kemi të bëjmë me fëmijë të cilët janë jashtë nga çdo sistem i edukimit. Por ajo që është më e rëndë është sesi vazhdojmë dhe mundohemi ta mbulojmë çdo ditë e më shumë apo të justifikohemi për të mbrojtur disa policë të papërgjegjshëm të cilët në fund të ditës nuk janë gjë tjetër veçse një segment i vazhdimit të kapjes së shtetit.

Nuk më bën çudi kur shikoj reagime nga më të ndryshmet nga teatri i kukullave të Edi Ramës. Sepse është e njëjta metodë. Është metoda e kryeministrit sepse gënjen se shqiptarët do ta besojnë. U tallën gjithë shqiptarët dje me studenten e ekselencës sepse ishte bashkëshortja e një drejtori të naftës në ministri. Dhe quhej studente e ekselencës dhe hidhej në treg për ushqim për njerëzit që kanë mungesë informacioni.

Ku ta nisësh dhe ta vazhdosh? Ta vazhdosh me taksat e larta? Ta vazhdosh me çmimet e larta? Ta vazhdosh me njerëzit që ikin çdo ditë e më shumë nga Shqipëria ? Apo ta vazhdosh me një kryeministër të papërgjegjshëm, i cili për të rikuperuar paratë e humbura në bankat e falimentuara të Azisë së largët, shkon në vendet arabe në mënyrë të tillë për të bërë dhe për të lëvruar borxhet e falimentuara të tij. Dhe që andej fillon dhe përdor zhargonin e tij elokuent, sepse shquhet për oratori, ndaj pedagogëve duke i quajtur “qenër”. Në fakt qeni është një kafshë besnike. Dhe për qenin njerëzit sot harxhojnë shumë para për ta mbajtur, ushqyer dhe për të kaluar momente shumë të mira me të. Por ka dhe nga ata qen të cilët nuk e dinë se çdo të thotë të jesh qen. Sepse një kryeministër, i cili përdor bashkëpunëtorët e tij si qen për të kafshuar shokët e tyre, sigurisht që e di shumë mirë se çfarë do të thotë qen. Ashtu sikurse ministrat e Edi Ramës, që nuk përfaqësojnë absolutisht vullnet politik, por përfaqësojnë vetëm një sekt të caktuar kriminal për të mbrojtur të gjitha lidhjet me krimin të Edi Ramës.

Nuk po merrem sot me ministren e Drejtësisë sepse nuk qenka këtu në sallë. Por meqenëse ajo paska dëshirë shumë të madhe për të luftuar korrupsionin, po i bëj me dije asaj dhe kryetarit të Komisionit të Ligjeve, që shantazhet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve quhen shkelje e ligjit. Dhe shumë shpejt do ta ketë të faktuar sesi ajo shantazhon gjyqtarët dhe prokurorët për të arrestuar punonjës të Ministrisë së Drejtësisë, se vetëm në këtë mënyrë do të largojë punonjësit nga Ministria, sepse me gjyq janë kthyer të gjithë në punë. Dhe gabimisht ka futur në listë edhe motrën e sekretares së përgjithshme të njeriut të saj, apo edhe shumë të tjerë bashkëshortë deputetësh këtu në sallë që janë të Partisë Socialiste. A e ka luftë personale të saj apo e ka nga budallallëku, unë për hir të së vërtetës nuk e kam sulmuar duke pasur parasysh që është kushërira e një lidhje familjare të Ilir Metës, për shkak të lidhjeve të mia familjare me të. Por po i bëj me dije që nuk ka asnjë lloj mënyre që mund ta mbrojë Ministren e Drejtësisë duke shantazhuar punonjësit e saj, sepse ajo mund ta dijë shumë mirë që korrupsionin e ka brenda në shtëpinë e saj, në familjen e saj, le ti tregojë shqiptarëve pse është pushuar disa herë burri i saj nga Drejtoria e Tatimeve. Le ti tregojë shqiptarëve cilat janë lidhjet e bashkëshortit të saj me Elvis Martinaj

apo dhe me shumë pika të tjera të basteve. Dhe le tu tregojë shqiptarëve cila është lidhja e saj me pjesëtarë të qeverisë apo dhe me avokatët e saj që ka në Kosovë. Prandaj i them znj. Etilda Gjonaj që të jetë shumë e kujdesshme në telefonatat e saj apo dhe në mesazhet që ju çon gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sepse vërtetë SPAK-u do të ngrihet shumë shpejt por të jetë e bindu që SPAK-u do ta fillojë me ata të cilët kanë tentuar që ta kapin atë. Sepse SPAK-u është i domosdoshëm për hapjen e negociatave në Shqipëri dhe po të mos hapen negociatat,Shqipëria do të shkojë mbrapa. Nuk do të shkojë mbrapa përsa i përket zhvillimit ekonomik por do të shkojë mbrapa në politikën e saj të jashtme. Dhe ajo që unë mendoj që është shumë e rëndësishme dhe që shqiptarët duan më shumë se çdo gjë tjetër me përjashtim të një grupi të caktuar njerëzish që mbushin çdo ditë xhepat me paratë e trafikut të drogës, duan që Shqipëria të jetë pjesë e BE. Dhe që Shqipëria të jetë pjesë e BE duhet një zgjidhje politike. Dhe zgjidhja politike kërkon që votat e shqiptarëve të shkojnë aty ku duhet. Prej disa kohësh dhe javësh dëgjojmë Zërin e Amerikës sesi një pjesë e deputetëve të mazhorancës kanë ardhur me paratë e drogës dhe të krimit të organizuar dhe vijnë këtu dhe turfullojnë kur dëgjojnë diçka të tillë apo dhe flasin nën zë. Prandaj ky Parlament është ilegjitim. Edhe pse me dëshirë të madhe plotësojmë dëshirën e institucioneve ndërkombëtare për të qenë këtu dhe për të thënë që jemi pjesë e një procesi, jemi pjesë e këtij institucioni. Këtij institucioni që nuk të jep të drejtën e fjalës, këtij institucioni qe falsifikon mbledhjet, procesverbalet, dekrete e shumë gjëra të tjera. Për të mos folur më pas në gjithë procesin dhe angazhimin e gjithë deputetëve tanë. Dhe sa për dijeni për të gjithë zëdhënësit e Edi Ramës që kam këtu pas kurrizit tim po ju bëj me dije dhe opinionit publik që dy vajzat që janë deputete të LSI, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi janë dy vajza të cilat njëra është diplomuar për Farmaci dhe tjetra është diplomuar për Inxhinieri Ndërtimi. Njëra ka mbaruar shkollë 5-vjeçare së nuk është me master, tjetra është dhe me master. Në fakt këta që kam këtu mbrapa nuk e dinë se ça është diploma. Se treçereku i qeverise së tyre janë pa diplomë. Ministrja e arsimit vjen më diplomën e një kolegji fetar 1 vjeçar, Elisa nuk e dimë ka diplomë a nuk ka diplomë. Kështu që ne i kemi diploma inxhinierie, në qoftë se ju i keni me diploma zhdërvjellësie kjo është puna juaj, apo të lëpirjes ndaj Kryetarit. Kështu që mos të guxojë më njëri nga ju të përmend diplomat. Sepse vetëm me një diplomë na e kaloni ju. Për ti lëpirë menderen Kryetarit të Partisë. Këtu na e kaloni dhe nuk kemi ça ju themi. Ama edhe dëftesën e klasës së parë hiqjani njerëzve, këtu asnjëri nga ju që nuk jeni deputetë këtu mbrapa nuk ka të drejtë të cënojë asnjë deputet që vjen këtu. Aq më shumë deputetët e LSI. Prandaj po ju them edhe njëherë, mblidhni radhët e PS, merreni partinë në dorë, mos shkatërroni këtë aset të politikës shqiptare dhe të shqiptarëve. Pavarësisht ndryshimeve qe kemi sepse nesër do jetë shumë vonë për ju por dhe për shqiptarët. Partia Socialiste, nuk është as e Edi Ramës as e Rilindjes, as e grupeve të tij financiare. PS është e socialistëve. Ata do ti bashkohen protestës së 16 shkurtit

%d bloggers like this: