Kuvend, Basha – Lleshajt: Kur gishti tregon hënën, budallai tregon gishtin (video)

“Kur gishti tregon hënën, budallai tregon gishtin” më këtë shprehje të njohur për shqiptarët, lideri i Partisë i është përgjigjur akuzave të ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj.

“Ty të duhet pak kohë që të mësosh përmendësh tezat bajate të Edi Ramës, të cilin duhet ta pyesësh se përse i promovoi ata që u akuzuan se shtinë mbi ata që i sollët për t’i vrarë dhe mbi të cilët marshuat drejt pushtetit tuaj korruptiv, por këto janë çështje të cilat socialistët i dinë shumë mirë, i dinë socialistët e Fierit, i dinë socialistët e Burrelit, prandaj do të duhet kohë të mësosh përmendësh tezet bajate dhe je fatkeq se kur të tjerët kanë rënë kokëposhtë ti je i fundit që vjen dhe kujton se po thua gjëra të reja. Je dy herë fatkeq sepse kur unë punova dhe plotësova 150 kritere ndaj luftës ndaj krimit të organizuar dhe arrita të plotësimin e lëvizjes së lirë në shengen, ju e kishit mendjen si të krijonin alibitë për Edi Ramën dhe për pengesat që ai i vuri Shqipërisë për vizat, por pa sukses. Ku e ka katandisur sot Shqipërinë shefi yt dhe propaganda juaj nuk të ndihmon dot. Delja e zezë e Evropës dhe Kolumbia e Evropës ku është rekordi i Ministrisë së Brendshme”, ju drejtua Basha nga foltorja e Kuvendit ministrit Lleshaj.

%d bloggers like this: