Kryekarvanari Rama dhe karvanarja Elisa Skënderpali

Kryekarvanari Rama dhe karvanarja Elisa Skënderpali

EDITORIAL/NGA ALFONS ZENELI

Në historinë e shtetit shqiptar, kolumbian dhe venezuelian nuk mund të ketë patur kryeministër që t`i ketë mbrojtur haptazi e me kaq tërbim kriminelët, trafikantët dhe përdhunuesit se sa kryekarvanari i rilindjes Edi Rama. Të gjithë e dinë historinë e zezë të Elvis Rroshit dhe makinacionin e ndyrë të trustit të 99 fiqve të Erjon Veliajt në mbrojtje të tij. Ndërsa sot, Rama, zilka e Ramës Endri Fuga dhe gjyryku qeveritar ERTV janë hedhur në sulm për të mbrojtur turpet, kësaj radhe jodoganore të fanses së Skënderbeut, Elisa Spiropalit. Babëzia karvanore e rilindjes për fasadë, butafori dhe propagandë tipike sockumuniste, e çuan Elisën drejt një akti që është edhe shkelje e rëndë ligjore edhe turp i ulet. Pavarësisht se ngjarja i tejkaloi përmasat kombëtare dhe zuri ballinat e mediave si kryalajm, në asnjë rast gazetarët nuk e cënuan të drejtën e anonimatit dhe identitetin e viktimës apo familjarëve të saj pavarësisht se çdo e dhënë personale apo foto do t`ia rriste ndjeshëm lexuesit apo shikuesit mediave. Pavarësisht se ishte një ngjarje nga më skandalozet që kanë ngjarë në Shqipëri, mediat në përgjithësi treguan si rrallë herë profesionalizëm, skrupulozitet dhe dinjitet e humanizëm. Mirëpo, tundimit për të fituar publicitet, mbështetje dhe vota nuk i rezistoi aspak vetë rilindja, pra qeveria e cila në fakt do të duhej që të ishte mbrojtësja e parë e të drejtave dhe anonimatit të viktimës… Sepse për këtë paguhet dhe kjo është detyra e saj në këtë rast. Në Kavajë ia beh Donika Sipropali sigurisht nën regjinë e Skënderbeut, vë në skenë filmin e radhës në ekranin famëflliqur të ERtv. E njëjta pamje e pështirë si dhe në filmat e tjerë, ku shfaqet i gjati i Elisës duke i falur shtëpi e duke i bërë dhurata fakir fukarasë. Kështu egzaktësisht e kishin konsideruar edhe rastin fatal të minorenes së përdhunuar të Kavajës. Si hallexhinj për bukë. Imagjinojeni pak dramën fatale e të paimagjinueshme të minorenes dhe familjes së saj… dhe nga ana tjetër imagjinoni Elisën apo Edin apo të dy bashkë të përqafuar ngrohtë e të përlotur tek i dhurojnë familjes televizor, lavatriçe, mikrovalë dhe premtim për të paguar shkollimin e viktimës dhe familjes së saj të cilët tashmë e kanë humbur sensin e materies… Kjo ndodh për arsyen e trishtë e të dhimbshme se Ed kryekarvanari dhe Elisa karvanarja nuk e njohin konceptin e nderit, të erzit, të dinjitetit, të cipës. Në psikologjinë e tyre gjithçka mund të lahet me lekë dhe mall. I vetmi kujdes i qeverisë ishte që të dilte si ëngjëlli mbrojtës i të vuajturve dhe këtë ta shfaqte në Ertv duke detyruar familjarët të dilnin publikisht. Fiks si në rastet kur i detyron qytetarët e shkretë të dalin në sheshin e lagjes, të himnizojnë marrjen e legalizimeve dhe të shajnë Lul Bashën. Fiks si paraardhësi i vet Hoxha kur i detyronte fshatarët të himnizonin marrjen e triskave të frontit dhe të flisnin kundër regjimit antipopullor të Zogut. Kjo maskaradë e moderuar nga një frymor më se i denjë për këtë punë siç është ish-mbajtësja e karvanit të Doganave, i kaloi caqet e njeriut. I vetmi që mund ta justifikojë marrshimin e Ramës mbi “Romen” e turpit të mbramë, është vetëm Endri Fuga. Jo rastësisht gazetarë e media pa dallim shprehen fuqishëm indinjatën dhe shqetësimin e tyre. E bashkë me to i gjithë opinioni publik. I majtë e i djathtë. Sepse nderi dhe skrupujt burojnë dhe egzistojnë para bindjeve politike. Por kjo gjë nuk mund ta shqetësojë Ramën. Para psikozës dhe vizioneve që sheh natën në Surrel, nuk ka shtet, popull, minoren, qytetar e as komb që egziston. Në vizionet e tij nuk egziston asgjë përpos fronit të vet, parave të Lindës dhe urrejtjes për shoqërinë shqiptare. Ndaj maskarada e Elisës në të cilën përdhoset individualiteti dhe privacia e viktimave, është pikë për pikë konform skicave që ai bën në zyrë. Ndaj dhe është shfrenuar në mbrojtjen plot tërbim që i bën Elisës. Karvanari mbështet kravanaren, thotë një fjalë e urtë.

Lini Nje Koment