Kriza laburiste/ Marrëveshja e BREXIT, Corbyn humb 7 deputetë

Kur kanë mbetur edhe pak ditë që Britania e Madhe të largohet nga Bashkimi Europian dhe kryeministrja Theresa May  u bën apel ligjvënësve të mbështesin marrëveshjen e saj me unionin, Partia Laburiste përballet me largimin e shtatë deputetëve si shenjë proteste ndaj qasjes saj për Brexit. Deputetët e larguar e quajtën veten “Grupi I Pavarur” me anë të një deklarate ata u shprehën se do të përcaktojnë qasjen e tyre ndaj ekonomisë, shërbimeve publike dhe sigurisë, si edhe ndaj Brexit, pasi qëllimi I këtij grupi është ndjekia e politikave që bazohen në realitet dhe jo në ideologji për udhëheqjen e vendit. Ndërsa Jeremy Corbyn “I zhgënjyer” u shpreh se deputetët ishin ndier të paaftë për të vijuar punën në partinë e cila frymëzoi miliona njerëz në vitin 2017. Sipas analistëve  shtatë deputët që sot u larguan nga Partia Laburiste nuk do të krijojnë një parti të re politike por do të qëndrojnë në parlament si grup I pavarur. Ndërsa deputëtet vetë u shprehën se ata tashmë e kanë “ndërmarrë hapin  e parë”  duke ju kërkuar edhe ligjvënësve të tjerë që t’u bashkohen në  “ndërtimin e një politike të re”. Madje njëra prej tyre u shpreh brenda pak ditësh ata do të kishin edhe takimin e tyre të parë formal për përcaktimin e roleve dhe përgjegjësive. “Grupi i Pavarur” kundërshtoi edhe krahasimin që i’u bë me SPD e shkëputur nga partia Laburiste në fillim të viteve 1980 dhe që më pas u bashkua me Partinë Liberale duke thënë se ajo ishte një epokë tjetër.

%d bloggers like this: