Konflikti Kashmir/ Ushtria pakistaneze hap zjarr kundër dy avionëve indianë

Konflikti midis Pakistanit dhe Indisë për zonën e Kashmirit është thelluar edhe më tej veçanërisht pas sulmit të ushtrisë pakistaneze ndaj dy avionëve idianë. Sipas zyrtarëve pakistanezë aeroplanët e forcave ajrore indiane kishin kaluar vijën e kontrollit që ndan Kashmirin e administruar nga India me atë që kontrollohet nga Pakistani. Pas sulmit njëri prej avionëve u rrëzua në pjesën e Kashmirit që zotërojnë indianët dhe tjetri në anën e pakistanezëve, ndërsa njëri prej pilotëve u arrestua. Prej kohësh dy vendet pretendojnë zonën e Kashmirit si territor të tyrin por që në realitet kontrollojnë secili nga një pjesë. Dy nga tre luftërat e zhvilluara që nga viti 1947 ka pasur si qëllim Kashmirin. Ngjarja e ditës sotme është e para e kësaj natyre që nga lufta e vitit 1971 duke pasuar në këtë mënyrë sulmin e disa javëve më parë që u mori jetën 40 trupave indiane, me vdekjeprurësi i një rebelimi që zgjat prej tre dekadash kundër sundimit indian në Kashmir.

%d bloggers like this: