Konferenca në Mynih/ Liderët botëror fokusohen te “new start”

Ashtu si çdo vit 15 deri më 17 shkurt edhe këto ditë po mbahet në Mynih Konferenca e Sigurisë, në të cilën marrin pjesë rreth 35 krerë shtetesh, afro 80 ministra të jashtëm dhë të Mbrojtjes si edhe mbi 600 ekspertë politikë. “Konferenca e Sigurisë në Mynih është një vend ku testohen idetë, ku mund të zhvillohen aleanca dhe të nisin përgatitje për të çuar përpara procese të paqes, ose edhe për t’i filluar ato. Kjo  është vetëm “maja e ajsbergut, sqaron drejtuesi i saj Wolfgang Ischinger. Si shembull Ischinger përmend bisedimet për një marrëveshje kontrolli të armatimit nuklear, “New Start”. Këtë vit ajo që bie në sy është është numri i lartë i delegatëve amerikanë që marrin pjesë në konferencë. Krahas zvendëspresidentit, Mike Pence pritet edhe Sekretari i Departamentit të Shtetit, Mike Pompeo, zëdhënësja e Dhomës së Përfaqësuesve, demokratja Nancy Pelosi.

%d bloggers like this: