Komisioni i Medias, Vokshi – socialistëve: Greva ju ka çorientuar komplet!

Në Komisionin e Medias dhe Edukimit është thirrur Asambleja e Personelit Akademik, pas deklaratës së bërë publike ditën e djeshme nga pedagogët.

Kërkesat e pedagogëve sollën përplasje të forta mes deputetëve të mazharoncës dhe opozitës.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi tha se greva e pedagogëve ka çorientuar socialistët duke rikujtuar se duhen të dëgjohen të gjithë pedagogët, pasi ky është një detyrim i parashikuar në ligj.

Deputeti i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht pedagogu Luçiano Boci tha se nuk e kupton përse ka debate pasi komisioni ka detyrën publike t’ju dëgjojë.

“Ne do të dëgjojmë pedagogët për interesin që kanë për universitetin. Ne përfaqësojmë këtu interesin publik. Asambleja është thirrur me 1/3 e firmave. Ne menjëherë duhet t’i pranojmë dhe t’i dëgjojmë”, tha Boçi.

Ndërsa Milva Ikonomi tha se ne morën një vendim dje që do të thërrasim në dëgjesë Asamblenë e Personelit Akademik.

Kryetarja e komisionii Albana Vokshi ju drejtua kolegëve: “Greva ju ka çorientuar komplet, ne në komision jemi të detyruar t’i dëgjojmë. Organizatorët e asambleve janë profesorë të ndryshëm që nuk kanë të bëjnë me  partitë politike. Çdo dekanati çdo rektorati do t’i shkojë ftesa për ta dëgjuar. Sot jemi këtu për t’ju përgjigjur Asamblesë së Pedagogëve.”

Debatet vijnë në një kohë kur universitetet janë në kaos për shkak të grevës së studentëve dhe pedagogëve. Për pedagogët e Fakultetit të Shkencave Sociale, kjo e martë është dita e dytë e grevës. Studentët vijojnë të jenë të ngujuar. Opozita ka thirrur në këtë komision ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj dhe ministren e Arsimit Besa Shahini.

%d bloggers like this: