Komisioni i ligjeve, PS rrëzon dekretin e presidentit

Komisioni i Ligjeve, vetëm me votat e deputetëve të Partisë Socialiste ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për ligjin e Noterisë, i kthyer pak kohë më parë për rishqyrtim.

Bledar Dervishaj, këshilltar ligjor i Presidentit u shpreh se disa dispozita nuk janë të plota, paraqesin paqartësi në formulim, duke sjellë cënime në parimet kushtetuese. “Jo të gjitha dispozitat paraqesin probleme. Të metat në tre ligje duhen rivleresuar nga Kuvendi”, u shpreh ai.

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj kërkoi prezencën e ministres së Drejtësisë, ndërsa e cilësoi të gjithë diskutimin si një teatër hipokrizie.
“Sistemi institucional ka rënë, pa Gjykatë Kushtetuese, Gjykatë të Lartë. Këtu duhet të ishte edhe ministri i Drejtësisë. Ky është teatër hipokrizie. E rëndësishme është që Presidenti ka kthyer një ligj dhe në çfarëdo lloj situate normale kjo duhet te ishte këmbane alarmi.
Parlamenti do të duhet ta marrë seriozisht për shkak të interesit publik. Kjo është derexheja ku ka rënë institucionet. Çdo gjë është e paragjykuar. Po e ktheu Presidenti një ligj, vendos ai matanë (Rama)”
, tha Alibeaj.

Sipas Presidencës, përmbajtja e nenit 61 të ligjit “Për noterinë”, nuk është i qartë dhe në harmoni me disa nene të tjera të këtij ligji.

Në ligj nuk garantohet trajtimi i barabartë i noterëve përballë kostos që duhet të përballojnë për sigurimin e veprimtarisë së tyre dhe nuk ofrohet siguri ligjore për mbrojtjen dhe mbështetjen e shtresave të pamunduara të shoqërisë.

%d bloggers like this: