Kërcënohen pedagogët, iniciohet krijimi i sindikatës

Në mbledhjen e asamblesë së Universitetit të Tiranës që u zhvillua ditën e sotme u vendos që trupa akademike të angazhohet për krijimin e sindikatës së arsimit. Vendimi është marrë pasi shumë pedagogë janë kërcënuar pas mbështetjes që ju dhanë studentëve në protestën e tyre.

Në vendimin përfundimtar të kësaj mbledhje, pedagogët ju bëjnë thirrrje të gjitha asambleve të tjera të fakulteteve të analizojnë çështjet dhe të mbajnë qëndrimet e tyre.

Do të jenë vetë asambletë e fakulteteve që do të vendosin nëse do të vijojnë të ndjekin të njëjtën rrugë si Fakulteti i Shkencave Sociale.

Tre vendimet:

  • Asambletë të analizojnë çështjen si UT.
  • Senati të mbajë qëndrim ndaj ligjit në mbështetje të asamblesë.
  • Trupa akademike të angazhohet për krijimin e sindikatës.
%d bloggers like this: