INTERVISTË/ Vendimi për Dajtin, Breçani: E paprecedentë, ai nuk është thjesht kriminel por koka e krimit

INTERVISTË/ Vendimi për Dajtin, Breçani: E paprecedentë, ai nuk është thjesht kriminel por koka e krimit

Një ditë përpara protestës së opozitës së bashkuar, ish drejtuesi i Policisë së Shtetit Erzen Breçani në studion e Shijak Televizion foli për rolin e policisë në mbarëvajtjen e protestës si dhe gjendjen e policëve të cilët denoncojnë skandalet dhe nuk mbrohen por lihen të vetëm përballë krimit. Për Breçanin vendimi i dhënë për Dritan Dajtin është një vrasje e dytë që ju bëhet 4 efektivëve të policisë.

Posted by Shijak Televizion on Friday, 15 February 2019

Protesta e 16 shkurtit pritet të jetë masive, sa e rëndësishme është kjo protestë në këtë moment?

Unë e shoh protestën gjithëpërfshirëse për kushtet që po kalon vendi ynë, me varfëri të plotë. Njerëzit po protestojnë për të drejtën e tyre, për sigurinë e tyre. Protesta është ana më demokratike dhe ligjore për të kërkuar të drejtat tona.

Policia e Shtetit tonë nuk e quan të tillë, është refuzuar katër herë kërkesa e protestueve, si e komentoni?

Gjatë kohës kur kam drejtuar disa komisariate dhe nuk di e as mbaj mend që mos t’i japim të drejtë protestave shqiptare. Nuk është policia ajo që jep leje për të protestuar, se ligji thotë se qytetarët kanë të drejtë të organizojnë protesta. Policia njoftohet për tubime. Shefi komisiaratit merr këtë njoftim tre ditë para protestës. Për Policinë Shtetit, jo nuk jep leje, por nuk lejon që të bëhet protesta vetëm kur ka informacion që aty do të kryhet krim, do të ketë vepër kriminale apo do të ketë trazira, por dhe në këto raste nuk e ndalon por lajmëron organizatorët që të marrin masa.

Policia garanton çdo organizim tubimi. Kur bëhet një kërkesë ka për detyrë, t’i jap përgjigje me shkrim, sepse policia ka detyrime profesionale për sigurimin e protestës.

Policia Shtetit ka dalë me deklarata se në protestë do të ketë njerëz të inkriminuar, a duhet të paraqesë fakte nëse ka elementë të tillë? Cili është roli real i policisë këtu.

Është e drejta e tyre për të protestuar, për kushtet e vështirsa të jetesës. Policia e Shtetit duhet ta shoh me përparësi. Personat e armatosur në protestë, kjo është detyra e tyre që të indetifikojnë personat në kërkim  dhe personat e armatosur mos marrin pjesë në protestë.

Çfarë duhet të sigurojë policia?

Ka detyrë të garantojë sigurinë publike. Ata të kenë të drejtën të shprehin indinjatën dhe pakënaqsinë për atë që protestojnë.

Në protestat e mëparshme ka pasur deklarata nga policia që jemi provokuar?

Sjell në vëmendje protestën e 21 janarit, ne kishim informacione që mund të na provokonin, ne i pamë që po ziheshin, por nuk është detyra jonë si policia e shtetit që të ndërhyjmë. Ka shumë raste që provokohen. Njerëzit e kanë të qartë së çfarë duhet të kërkojnë për një sistem, të sigurt.

Si e parashikoni protestën e nesërme?

Kategorisht nuk pajtohem që të goditet në protestë, një instuticion shtetëror. Dëshira ime, sa më shumë të bëhen protesta, sa më shpejt të ndryshohen qeveritë. Sa më shpesh të dëgjohet zëri i qyterëve, aq më shumë zhvillim kemi.  Le të bjerë kjo qeveri, duhet të çohen njerëzit të rrëzojnë qeverinë dhe kundër korrupsionit.

Si është të jesh polic që qëndron përballë protestueve, por të ndihesh njeri dhe të duash të protestosh?

Pyetje prekëse. Nuk ka gjë më të rëndë. Të qëndroj përballë kolegëve të mi dhe të kuproj që ata po sulmohen. Dikush e konsideron se polici përfaqëson shtetin, në këtë rast polici është për të siguruar protestën. Kam parë raste kur protestat kanë qëne të dhunshme. Ndihem shumë i rënduar nëse ndodh. Të gjithë protestojnë për të drejtën e tyre dhe për të drejtën e fëmijëve tanë. Sa herë bëhet një protestë ne kemi shumë dëshirë që të protestojmë sepse është e vetmja shpresë. Policia është ajo që është e pasigurt, njerëzit protestojnë edhe për policinë që është aty.

Sipas një Vendimi të Këshillit të Ministrave orët shtesë të policëve nuk do shpërblehen me vlerë monetare, por me pushime, si e komentoni këtë?

I kthehem realitetit, vendimi bazohet me ligj, nëse nuk i jep paratë i jep kohën e pushimeve, por sa nevojë ke ti si individ për atë rrogë, gjithmonë ka pas mangësi në numrin e punojësve të policisë. Unë jam shumë i bindur sot se se paku këto policë që kanë bërë shumë punë, nuk mundet shteti ta shndërroj punën e tyre në gjysmake. Sa orë pune i ka borxh policia sot? Orët shtesë paguhen me një rregullore të veçantë, nëse ke protesta organizime, aktivitete, duhet të paguhesh për orët shtesë që bën në vlerë monetare.

Cilat janë disa nga problematika që prekin drejtpërdrejtë uniformat blu sot?

Kushtet ekonomike, pasiguri, mos pagesa, këto janë problemet me të mëdha. Më mirë ai që merr pesë lekë më pak në privat, sesa mos paguhesh për punën që bën në shtet.

Është e drejta e policisë për të punuar dhe për të pushuar në kohën që i kushton familjes. Polici nuk bën festën me familjen e vet pasi është i përkushtuar në punë. Në kushte të këqija atmosferike policin e gjen prap në rrugë. Polici e ushtron profesionin për të na siguruar ne, dhe prap sulmojnë policinë.

Anketimi i fundit tregon se numri i policëve që duan të largohen nga vendi është shumë i më lartë… Sa ndikojnë këto problematikat në veprimtarinë e forcave policore?

Dëshira për të ikur është domethënie e madhe që policia është e pasigurtë dhe kjo vjen nga pasiguria. Ata shohin nga shokët e tyre që sa herë vjen një qeveri i heqin nga puna. Dua të ndalem te demotivimi. Si mos të ndjehet i demotivuar, ai që ka mbaruar një shkollë, familja ka investuar, ka dalë me rezultate të larta, kontribuon për policinë e shtetit dhe vjen një qeveri që e heq nga puna… Kjo nuk ndodh në asnjë vend. Policia nuk proteston dot pasi i heqin nga puna…

Efektivët e policisë që denoncojnë shkeljet dhe lidhjet kriminale nuk mbrohen.

Në këto raste, nuk e konceptoj dot që një person lufton deri në fund, dhe në fund ky person luftohet po nga drejtuesit e vet.

Rastin e fundit, vendimi për Dajtin, si e komentoni?

Kjo është gjëja më e rëndë më e prapecedentë. Ai nuk është thjesht një kriminel por koka e krimit të organizuar, kjo është një vrasje dytë për ata dëshmorë.

Ai nuk nuk ka vrarë vetëm katër vetë, por edhe dy tjerë me para. Lirimi i tij është i paparashikueshëm. Kjo ndodh në një vend që qeveriset nga dikush që nuk ka ndjenjën më të vogël për familjen për njerëzit…

Një mesazh për protestën nesër?

Populli të protestojë me të drejtën e tyre siç e parashikon ligji, Uroj të jetë protestë masive, të dëgjohet zëri i tyre. Të shkoj në sinkron me protestat e tjera, si e studentëve, e kuksianëve etj. Njerëzit e zbatimit të ligjit të jenë më të përgjegjshëm.

Lini Nje Koment