VENDIMI/ Gjenerali, Italianët e dënuan për dy vrasje, trafik droge, banda të armatosura

VENDIMI/ Gjenerali, Italianët e dënuan për dy vrasje, trafik droge, banda të armatosura

Nga Basir Çollaku

Gjykata e Korçës e liron me kusht, të mos bëjë më vrasje…

Me 10 mars 2014, Gjykata e rrethit gjyqsor Tiranë, ka njohur vendimin italian të burgimit të përjetshëm për Gert Gjeneralin, vendim i paankimuar nga mbrojtja dhe që ka marrë një formë të prerë më 20 mars 2014.  Ndërkohë, Gerti Gjenerali, thuhet në të gjitha vendimet e paralirimit, në Itali dhe Shqipëri, për të njëjtin person të datëlindjes 14.05.1974, ndërsa në vendimin Gjykatës së rrethit gjyqsor Korçë të datës 14 shkurt Gjykata shkruan Gerdi Gjinarari.

Ndoshta diçka procedeuriale ka sjellë modifikime. Vrasje, trafik droge, armëmbajtje, banda të armatosur, organizata kriminale, këto janë akuzat që kanë rënduar ndaj Gjeneralit, kur është gjykuar në Milano. Apeli për Krime të Rënda në Milano e ka dënuar me formë të prerë për shumë akuza. Vrasja e Naim Zyberit në spitalin e Milanos është një nga akuzat për të cilat është dënuar Gjenerali. Por jo vetëm kjo. Ai është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale  të vrasjes me paramendim në rrethana rënduese në dy raste, mbajtjes së armëve luftarake, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në formën e organizimit dhe drejtimit të kësaj veprimtarie dhe kryerja e krimit nga banda e armatosur.

Njohja e vendimit italian

Më 10 mars 2014, gjykatësi Sokol Tona ka shqyrtuar kërkesën e prokurorisë Tiranë për njohjen e vendimit italian për shtetasin Gerti Gjenerali. Prokuroria ka kërkuar në këtë seancë njohjen e vendimit penal të huaj datë 20/01/1997, të Gjykatës së Milanos, i cili ka marrë formë të prerë me datë 16/03/1997.

Njohjen e vendimit nr. 33/99 datë 21/12/1999 të Gjykatës për Krime të Rënda Milano që ka marrë formë të prerë me vendimin e datës  02/02/2001 të Gjykatës së Apelit Milano të cilat janë bashkuar në vendimin nr. 73/2002 të Prokurorisë së Milanos.

Çfarë janë këto vendime?!

Nga aktet e Ministrisë së Drejtësië me shkresën nr. protokolli datë 02/07/2013 ka përcjellë në Drejtorinë e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë kërkesën e autoriteteve italiane në lidhje me njohjen dhe ekzekutiminn evendimit penal për të dënuarin Gerti Gjenerali që gjendej duke vujtur dënimin në Itali.

Ndaj Gert Gjeneralit janë marrë dy vendime nga drejtësia italiane. Njëri është dënim me 1 vit e gjashtë muaj burg dhe 500 mijë lireta gjobë, për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve, vendim që ka marrë formë të prerë në 16 mars 1997.  Dhe vendimi i dytë me burgim të përjetshëm, është marrë nga gjykata italiane me 21 dhjetor 1999 për të marrë formë të prerë me 2 shkurt 2001, nga gjykata e Apelit për Krime të Rënda në Milano. Ka pasur edhe dënime plotësuese dhe shumë akuza në këtë vendim të dytë, si përjashtim i përhershëm nga zyrat publike, izolim për 17 muaj, pas deklarimit fajtor për kryerjen e veprës penale të vrasjes me paramendim në rrethana rënduese në dy raste, mbajtjes së armëve luftarake, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në formën e organizimit dhe drejtimit të kësaj veprimtarie  dhe kryerja e krimit nga banda e armatosur. Bashkimet e dënimeve kanë konkluduar në burgim të përjetshëm, dënimin me gjobë dhe izolimin prej 17 muajsh. Sipas vendimit të drejtësisë italiane, ky vendim nis me 13 shkurt 1998 dhe nuk skadon kurrë.

Gjykata e Tiranës pasi ka shqyrtuar çështjen thekson se Vendimi objekt i njohjes në këtë gjykim, është i formës së prerë sipas ligjeve  të vendit ku është dhënë dhe nuk përmban disponime që vijnë në kundërshtim me parimet e rendit juridik shqiptar. Gjykata çmon se i dënuari Gert Gjenerali duhet të vuajë dënimin në Shqipëri me burgim të përjetshëm. Ky vendim është shpallur me 10 mars 2014 dhe mori formë të prerë me 20 mars pasi nuk u ankimua. Por ka një mundësi të re në Korçë dhe tashmë zyrtarisht duhet të lirohet me kusht…

VENDIMI/ Gjenerali, Italianët e dënuan për dy vrasje, trafik droge, banda të armatosura

VENDIMI/ Gjenerali, Italianët e dënuan për dy vrasje, trafik droge, banda të armatosura

VENDIMI/ Gjenerali, Italianët e dënuan për dy vrasje, trafik droge, banda të armatosura

VENDIMI/ Gjenerali, Italianët e dënuan për dy vrasje, trafik droge, banda të armatosura

VENDIMI/ Gjenerali, Italianët e dënuan për dy vrasje, trafik droge, banda të armatosura

VENDIMI/ Gjenerali, Italianët e dënuan për dy vrasje, trafik droge, banda të armatosura

 

Lini Nje Koment