Gazi helmues, ish-ministri: Të ngrihet komision hetimor

Ish deputeti i LSI, Edmond Panariti, ka reaguar lidhur me përdorimin e gazit luftarak ndaj protestuesve, në revoltën e ditës së martë para Parlamentit. Panariti shkruan se duhet të ngrihet një komision hetimor për të analizuar përbërjen e “bombave” lakrimogjene siç i quan ai. Ish deputeti kërkon nga ky komision të beje publik lënden helmuese aktive dhe përqendrimin e saj në aerosol. Për këtë ai i refererohet një artikulli në një reviste shkencore, e cila apelon për mos përdorimin e kësaj lënde kimike për shpërndarjen e qytetarëve gjatë protestave. Kjo pasi përqëndrimi i lëndeve kimike është mbi normë dhe quhet helmim shkruan Edmond Panariti.

%d bloggers like this: