FOTO/ BBC artikull për bunkerët në Shqipëri

Bunkerët e ndërtuar në Shqipëri para viteve ’90 tërheqin vëmendjen e medias ndërkombëtare, jo vetëm të turistëve por edhe të artistëve dhe fotografëve. BBC i ka kushtuar një artikull nismës së fotografit Robert Hackman i cili ka krijuar një katalog që dokumenton bunkerët që u ndërtuan në Shqipëri mes viteve 1975 dhe 1989 nga frika e Luftës së Ftohtë.

Fotografi është përqendruar në atë që ka ndodhur me bunkerët, në transformimin e tyre në kafene, banesa, restorante, pishina apo depozita uji. Ai e ka emërtuar katalogun e tij “Metamorfoza” për të dëshmuar ndryshimin që kanë pësuar bunkerët e ndërtuar që u ndërtuan me argumentin për t’i bërë ballë një pushtimi.
Në artikull evidentohet se Shqipëria ka aq shumë bunkerë sa shqiptarët janë mësuar me prezencën e tyre, “njësoj si një londinez me kabinat e kuqe telefonike apo një njujorkez me taksitë e verdha”.

%d bloggers like this: