Engel akuza BE/ Kërkoni prej Kosovës, por nuk i jepni asaj asgjë

Shqiptarët e Kosovës kanë të drejtë të jenë mosbesues ndaj BE, nëse do të kujtojmë premtimin e pambajtur të unionit, për liberalizim të vizave pas ratikfikimit të demarkacionit me Malin e Zi. Kongresmeni amerikan Eliot Engel, tha se Kosova duhet të marrë dicka në këmbim të obligimeve që i ngarkohen.

Bashkimi Europian është vet përgjegjës për mosbesimin që është krijuar në Kosovë, në raport me premtimet e pambajtura ndaj saj. I këtij mendimi është Kongresmeni amerikan, Eliot Engel, i cili tha se Kosova duhet të marrë diçka në këmbim të detyrimeve që i kërkohet të kryejë.

Engel i kujton unionit europian se nuk iu përmbajt fjalës, kur premtoi se shqiptarët e Kosovës do të lëviznin pa viza, nëse do të ratifikohej demarkacioni me Malin e Zi, gjë që nuk ndodhi. Mosliberalizimi i vizave, pavarësisht pëmbushjes së detyrimeve nga pala shqiptare, është frustruese për këtë të fundit”, tha Engel për gazetarët në Bruksel.

“Nëse Kosova e sheh se kur përgjigjet pozitivisht, fiton diçka pozitive, atëherë nuk do të kishte problem. Problemi ekziston se ata po e shohin se nuk fitojnë asgjë nga premtimet”, shtoi zyrtari amerikan. Engel ka thënë gjithashtu se edhe Serbia duhet të heqe dorë nga përpjekjet e vazhdueshme për të penguar proceset integruese të Kosovës.

Komentet e tij vijnë pas presionit të shtuar amerikan dhe europian mbi Kosovën që të tërheqë taksën 100% ndaj importve serbe e boshnjake.
SHB thonë se taksa është kundër interesave amerikane. Edhe presidenti Thaci është deklaruar për heqjen e saj. I lëkundur është shprehur kryteari i Kuvendit Kadri Veseli, ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur në mënyrë të përsëritur se Taksa do të mbetet në fuqi përsa kohë ai të jetë në krye të qeverisë. Nga ana tjetër Beogradi këmbëngul në mosvijimin e dialogut me Prishtinën deri në heqjen e bllokadës doganore.

%d bloggers like this: