EKSKLUZIVE/ Trafikantët mundin dhe kontrollojnë policinë dhe Prokurorinë

Nga Basir Çollaku

Rrëfimi për Shijak Televizion, i drejtuesit Shkëlqim Pepkolaj. Çfarë ndodhi me trafikantin Naser Gashi dhe laboratorin e heroines? A u paguan para për të lënë qelinë?! Si vepruan këshilltari i ministrit dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit. Mosveprimi i SHÇBA pas kallzimit. Hetimi për zbardhjen e praktikës dhe përgjegjësive për lirimin e një trafikanti të dënuar me 7 vite burg nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, hetimi për Laboratorin e heroinës, ku dyshohen mosveprime drejtuesish policie, investigimi për pesë organizata dhe grupe kriminale në qarkun e Kukësit, që kishin rritur ndjeshëm aktivitetin e tyre të paligjshëm, kallzimi tek eprorët dhe ministri Sandër Lleshi, i lidhjeve të funksionarëve të policisë me persona me rekorde kriminale, kanë sjellë ndëshkimin e zv. drejtorit të hetimit të Kukësit Drejtues Shkëlqim Pepkola. Lirimin e tij nga detyra pa motiv. Ka një qelizë banditësh që merr vendime. Drejtues Pepkola ndër të tjera thotë se ka komunikuar me drejtorin e policisë vendore Kukës për shoqërimin e audit dhe personave të dyshuar që gjendeshin te lokali kulla e Lumës, dhe që me dijeninë e tij dhe të shefit të komisariatit janë lënë të lirë për t’u larguar. Të kërkuarit kryesorë në këtë histori trafiku patën një mundësi për të ikur konsensualisht. Dhe kur unë e kam pyetur nëse u shoqëruan apo jo, drejtori Laska m’u përgjigj, se ato mbaheshin nën vëzhgim e trupës operacionale të SHISH, dhe ne nuk mund të ndërhynim. Personat që rezultuan të ishin krerët e grupit u lanë të lirë të largoheshin ndërsa u sekuestrua mjeti. Dikush ka nxituar t’u bëjë nder trafikantëve… Oficeri me një karrierë 25-vjeçarë me certifikatë sigurie të NATO dhe falenderuar nga Aleanca për kontributine e tij në profesion ndëshkohet pa motiv zyrtar, por thjesht se shkeli mbi interesa të trafikantëve…

1 comment

Saimir May 9, 2020 at 11:59 am

Edhe kjo vekemeja qe po pregatitet- largimi i policeve mbi 55 vjeç sjell zhdukjen e personave qe kan dijeni per krimin kane informacione dhe dine dhe kane mundsi ta luftojne krimin. Pas asaj te ofilise kjo eshte goditja tjeter e fuqishme qe godet sistemin qendror te strukturave policore Ofilia ka objekt zhdukjen e gjurmeve- apo krijimin e alibise “se eshte denuar nje here nga “gjykatat” per kete krim” dhe militantet e tyre te jene bexhetet e ardhshem

përgjigje

Leave a Reply

%d bloggers like this: