Ekselentja Rilindase/ Zbulohen lidhjet e Drijonës me Partinë Socialiste

“Qentë të lehin më fort”. Ky është mesazhi që kryeministri Rama u përcolli këtë mëngjes shqiptarëve, ndërsa shpërndau një video, ku tregon se si një studente ekselente, falë aplikimit online, që parashikon “Pakti për Universitetin” nisi punë në administratën publike, pa konkurs, por vetëm përmes notave maksimale. Video-reklamë e kuruar si ccdo material tjetër që del nga ERTV shfaq vazjën që quhet Drijona Malevi dhe mënyrën se si ajo aplikoi dhe u bë fituese e një pune në shtet. Por në rrjetet sociale, Drijona rezulton jo vetëm që ka mbaruar studimet para disa vitesh, por edhe një ish-punonjëse në kryeministri. Ndërkohë fakte të reja dolën pas publikimit të videos. Ish-kryeministri Berisha publikoi një denoncim, që thellon edhe më shumë lidhjet e vajzës me Partine Socialiste. Sipas dëshmisë, Drijona është bashkëshortja e djalit të Mehmet Hasalamit, aktualisht drejtori i Programeve të Zhvillimit të Minierave në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke shpjeguar kështu dhe “lehtësimin” e saj si studente për t’u punësuar në administratën publike. Drijona, studentja ekselente e cila u paraqit nga kryeministri Rama si modeli për të aplikuar në portalin “punë të mbarë” përmes meritokracisë, është vërtet modeli që kjo qeveri ka ofruar në 6 vitet e saj, ndaj dhe auditoret janë braktisur nga të rinjtë të cilët tronditen këtë sistem me protestat.

Lini Nje Koment