Dialogu me Serbinë/ Platforma garant i kufijve, por vendos referendumi

Dokumenti më të cilin ekipi shtetëror për negociata me Serbinë shkon në Bruksel, është garant i integritetit territorial të vendit dhe moslejimit të një republike serpska në Kosovë. Kjo ishte siguria që përcollën kreu i Kuvendit dhe dy bashkëkryesuesit e ekipit negociator, duke theksuar se fjalën e fundit do ta thonë vet qytetarët, përmes referendumit.     

Platforma për marrëveshje me Serbinë me të cilën Kosova do të ballafaqohet në procesin e dialogut në Bruksel, përjashton cdo mundësi të cënimit të integritetit territoral të vendit, si dhe një ekzistencë të mundshme të asocacionit të komunave serbe, me kompetenca ekzekutive. Një një konference të përbashkët për mediet në Prishtinë, pasi dy bashkëkryesuesit e delegacionit Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti nga Partia Socialdemokrate, i dorëzuan platformën për dialog kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, ky i fundit iu drejtua qytetarëve të Kosovës.

Viti 2019 është viti kur Kosova do të anëtarësohet në OKB, është viti i rrugës së hapjes që pas Maqedonisë Veriore të jemi anëtar me te të drejta të plota në NATO dhe viti i liberalizimit dhe rrugës drejt Bashkimit Evropian, raporton RTKlive. Sot delegacioni shtetëror ka dorëzuar platformën për marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Kjo është baza që nënkupton sovranitet dhe integritet të plotë dhe në të njëjtën kohë garanton se nuk do të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive apo Republikë Srpska brenda Kosovës dhe njëherësh garanton reciprocitet për vëllëzërit tonë që jetojnë në Luginë. Është një bazë e mirë të cilën kuvendi do ta shqyrtojë sa më shpejtë duke i respektuar të gjitha procedurat. Ne do të miratojmë këtë platformë, e cila është garancë e juaja qytetarë të nderuar, derisa fjalën përfundimtare do ta keni ju, nëpërmjet Referendumit”, ka theksuar Veseli.

Shpend Ahmeti tha se me këtë akt bëjmë të qartë qëndrimin zyrtar të  shtetit. Platforma bazohet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

Ndërsa për Fatmir Limaj shtoi se dokumenti demostron edhe faktin se Kosova ka  kapacitete për të ndërtuar unitet”.

%d bloggers like this: