Dekreti për Kadastrën, këshilltari i presidentit: Nuk ka siguri juridike

Në komisionin parlamentar të ligjeve diskutohet sot dekreti I presidentit Meta për ligjin e Kadastrës, i kthyer për rishqyrtim në Kuvend. Gjatë raportimit në komision, Bledar Dervishaj, këshilltar ligjor i presidentit Meta tha se ligji cenon parimin e sigurisë juridike dhe se titujt e pronësisë nuk mund të jenë e drejtë e kadastrës.

Nga ana tjetër deputetja socialiste, relatore e ligjit Klotilda Bushka tha se pretendimet e presidentit nuk qëndrojnë.

Partia Socialiste vendosi të rrëzonte dekretin e Presidentit të Republikës Ilir Meta për noterinë, por vendosi të rishikojë ligjin për kadastrën.

Kreu i Shtetit dekretoi kthimin në Kuvend të ligjit nr. 111/2018 “Për kadastrën”, me qëllim rishqyrtimin e tij por më pas kreu i ALUIZNI-t Artan Lame e quajti të paargumentuar kthimin nga Presidenti. Lame deklaroi se në 14 faqe të Presidencës kundër ligjit nuk kishte asgjë dhe asnjë argument.

%d bloggers like this: