Debate në Komisionin e Ligjeve, Xhafaj: Nuk duhet ndërhyrë në rregullore

Në mbledhjen e sotme në Komisionin e Ligjeve deputetët po diskutojnë për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë të propozuara nga Partia Socialiste dhe të kundërshtuara nga opozita.

Në debate është përfshirë edhe ish ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj sipas të cilit nuk duhet ndërhyrë në rregulloren e kuvendit, pasi është ndërhyrë 8 herë në rregullore që nga viti 2005 e deri më sot.

“Dakord që duhet të jetë një proces konsensual. Propozimet meritojnë vëmendje që të kemi një projekt  të  qëndrueshëm në kohë. Duhet të përqëndrohet tek roli i deputetit në procesin ligjbërës dhe në marrëdhëniet me zgjedhësit. Këtë do dëshiroja të shihja. Ndryshimet e bëra ndër vite kanë zbehur rolin e deputetit që janë shndërruar në kartona se sa në integritetin e tyre. Duhet parë edhe mënyra se si funksionojnë komisionet parlamentare dhe nuk ka pse të nxitojmë ndonjëherë. Duhen parë edhe cilësia e stafeve në komisione dhe të deputetëve. Dispozitat për komisionet parlamentare dhe ato të posaçme janë të paqarta. Proceset e monitorimit parlamentar janë të dobëta. Jo thelbësor ku duhet të shqyrtohet, rëndësi ka thelbi i rregullores në përputhje me kushtetutën. Kalimi në këshillin për mandatet dhe rregulloren mund të jetë momenti final, pasi të jetë diskutuar në komisionin e ligjeve”, u shpreh Xhafaj.

Gjatë Komisionit, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj kërkoi që forca e kartonit të mos përdoret nga mazhoranca.

“Kërkoni të bëni ndryshime në rregulloren që ju nuk e respektoni. Çdo tentativë për klonim të rregullores kalon në Këshillin e Mandateve dhe Rregullores. Vazhdojnë të jenë të shkruara propozimet e PS për imunitetin e deputetit. Çfarë diskutimi bëni, çfarë do thotë kur të diskutohen nën do e heqim. Por edhe mund të mos e hiqni. Duam ta fusim në këshill në mënyrë që mazhoranca të mos përdorë forcën e kartonit. Plotësoni kërkesën tonë, hiqni dorë sepse përgjërimët me fjalë nuk çojnë askund”, tha ai.

%d bloggers like this: