Bien eksportet, rriten me 60% importet ruse në Shqipëri

Importet ruse në vendin tonë janë rritur me 60% dhe ato kineze me afro 20% krahasuar me vitin 2017. Nga ana tjetër, sic raporton INSTAT, eksportet shqiptare kanë pësuar rënie të theksuar. Madje Shqipëria nuk ka arritur as të zëvendësojë mungesën e produkteve serbe në tregun e Kosovës, pas vendosjes së taksës 100%.

Eksportet e mallrave nga Shqipëria kanë filluar vitin me një rënie të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të viit të kaluar.
Sipas të dhënave të INSTAT, në muajin e parë të këtij viti eksportet arritën vlerën 22 mld lekë, duke u ulur me 7,3 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pëballë 42 mld lekëve importe.
Pothuajse të gjitha grupet e eksporteve kanë pësuar rënie.
Në një kohë kur Kosova ka bllokuar importet serbe fale taksës 100%, Shqipëria mendohej të ishte përfituesja më e madhe e këtij vendimi. Por në fakt ka ndodhur e kundërta, raporton INSTAT.
Eksportet nga Shqipëria drejt shtetit tjetër shqiptar ranë me gati 20%, duke zbritur në 1.1 miliardë lekë, nga 1.3 miliardë lekë në janar të një viti më parë.
Në fund të vitit që lam pas, kur në tregun e Kosovës u krijua boshllëk nga mungesa e produketeve serbe, eksportet nga Shqipëria drejt këtij vendi ishin 17 milionë euro, nga 22 milionë që rezultuan në gusht.
E dhe pse Agjencia Statistikore e Kosovës, raportoi se Shqipëria ka eksportuar në vitin 2018 mallra e produkte me vlerë prej rreth 206 milionë euro në Kosovë, duke shënuar nivelin më të lartë historik, të dhënat e detajuara mujore, sipas kapitujve, tregojnë se kjo rritje lidhet më shumë me gjallërimin e aktivitetit të kompanisë së prodhimit të çelikut Kurum.
Nga ana tjetër në fillim të këtij viti vërehet një rritje e theksuar e nivelit të importeve. Importet nga Rusia, janë rritur me afro 60% dhe ato kineze me 19%, krahasuar me vitn 2017.

%d bloggers like this: